Connect with Us

Përcaktohen grupet e EURO 2020, Gjermania dhe Franca në grupin e ferrit

Sport

Përcaktohen grupet e EURO 2020, Gjermania dhe Franca në grupin e ferrit

Publikuar

-

Në kryeqytetin rumun të Bukureshtit është hedhur pasditen e së shtunës shorti për grupet e kampionatit europian të futbollit Euro 2020.

Për herë të parë në këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 ekipe europiane të cilat u ndanë në 6 grupe.

Një përballje vërtetë e vështirë do të jetë në grupin F të këtij kompeticioni ku Franca, Portugalia dhe Gjermania do të përballen mes njëra tjetrës. Ndeshja e parë e Europianit do të jetë ajo mes Turqisë dhe Italisë.

Risia e këtij viti është që ndeshjet e finaleve të Europianit nuk do të luhen vetëm në një vend, por në 12 qytete të ndryshme evropiane. Shorti mund të quhet i paplotë pasi janë ende 3 ekipe që duhet të plotësojnë 24-shen pasi të luajnë në fazën play-off të Ligës së Kombeve që përfundojnë në muajin mars.

Grupi A, Turqi, Zvicër, Itali, Uells.

Grupi B, Belgjikë, Rusi, Danimarkë, Finlandë

Grupi C, Holandë, Ukrainë, Austri, (Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Kosovë ose Bjellorusi)

Grupi D, Angli, Kroaci, Çeki, (Skoci, Norvegji, Serbi ose Israel)

Grupi E, Spanjë, Poloni, Suedi, (Bosnje, Sllovaki, Irelandë, Irelandë e Veriut)

Grupi F, Gjermani, Francë, Portugali, (Islandë, Bullgari, Hungari ose Rumani

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: