Connect with Us

Të gjithë kundër Guardiolës/ E ka karrierën falë Messit

Premier Liga

Të gjithë kundër Guardiolës/ E ka karrierën falë Messit

Publikuar

-

Bota e futbollit, dihet, nuk është shumë mirënjohëse. Dhe nuk ka pothuajse kurrë rëndësi fakti që ke fituar, nëse i duhet treguar dera dikujt, tifozët dhe drejtuesit nuk mendohen dy herë.

Mjafton të mendohet [ër rastin e Ranieri-it te Leicester ose Jardim te Monaco, arkitektë të dy mrekullive të vërteta dhe të shkarkuar pak muaj më vonë.

Për këtë arsye nuk aspak befasuese që dikush të kërkojë kokën e një prej trajnerëve më fitues të mijëvjeçarit të ri për shkak se sezoni nuk po shkon ashtu siç mendohej.

Ka mjaftuar një barazim 2-2 kundër Newcastle që tifozët të ndezin rrjetet sociale me #PepOut.

“Jam tifoz i City-t prej 10 vitesh dhe e kam të vë shtirë të postoj një gjë të tillë. Pep Guardiola po shkatërron klubin tim dhe traditën tonë. Shkarkojeni para se të jetë vonë. Ai ka një karrierë falë Messi-t, që i ka dhënë një reputacion fals. Ju lutem, bashkohuni me mua #PepOut”, ka shkruar një tifoz.

Ai nuk ka qenë i vetmi që e mendon kështu: “Vazhdoni të flisni mirë për Pep! Meriton shkarkimin. Dhe ju që thoni se i mungojnë mbrojtësit, nuk është e vërtetë. Cancelo kushtori 60 milionë dhe Walker ka luajtur si qendërmbrojtës disa herë me kombëtaren. Megjithatë, ai vazhdon të aktivizojë Fernandinho-n në mbrojtje”, ka shkruar një tjetër.

Më pas ka edhe nga ata që nuk duan të jenë mosmirënjohës, por që mendon gjithsesi se ka ardhur koha për të ndryshuar: “Faleminderit për gjithçka, por është momenti të largohesh”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: