Connect with Us

Kaos te Kukësi, 16 lojtarëve iu mbaron kontrata në verë

Sport

Kaos te Kukësi, 16 lojtarëve iu mbaron kontrata në verë

Publikuar

-

Kukësi pësoi një revolucion gjatë merkatos së verës. U larguan 14 lojtarë dhe u afruan po kaq. “Katarsis” pati kryesisht në fazën mbrojtëse, ku ikën emblema e ekipit Ylli Shameti, por veç ish-kapitenit pati “divorc” edhe me Ardian Cuculin, Simon Rrumbullakun e Arbër Çyrbjan. Ky i fundit edhe pse mesfushor, shpeshherë përdorej si mbrojtës i djathtë.

Në këtë listë u përfshinë edhe mesfushorët Donjet Shkodra e Irakli Dzaria, pa harruar sulmuesin Arturo Rexhinaldo. Drejtuesit bën çmos që t’i zëvendësonin me emra të afirmuar, ndërsa në prapavijë morën Erhun Obanor dhe në ofensivë Kristal Abazajn e Enis Gavazajn. E megjithatë, ekipi mbeti prapë zbuluar. Mjaftonin nga 2-3 mungesa kryesore dhe Shpëtim Duro “ngecte” në hartimin e formacionit.

Kjo është reflektuar si në lojë, ashtu edhe rezultat. Shëmbëlltyra më e mirë është ndeshja kundër Laçit, ku pati mungesë të theksuar alternativash. Të padisponueshëm ishin Musolli, Shkurtaj, Limaj e Abazaj, e zëvendësuesit e tyre shumica të rinj si Daku, Cema, Domi, Rasha apo ndonjë tjetër. Lojtarët me të ardhme, por pa përvojën e duhur për të përballuar takime me peshë.

MERKATO 

Klubi i gjendur para këtij fakti, është vënë direkt në lëvizje për merkaton e janarit. Ata po studiojnë tregun për të pikasur të duhurit dhe më pas të nisin me negociatat. Drejtori Nderim Nexhipi madje ka shkuar me “mision” disa herë gjatë kësaj periudhe në Maqedoninë e Veriut, Kroaci apo edhe Belgjikë. Dhe nga sa zbulon “Panorama Sport”, kërkimet janë përqendruar për afrimin e një qendërmbrojtësi, një mesfushor qendre dhe një mesfushori të djathtë.

KONTRATAT 

Kukësi njihet për kontratat e njëanshme, me qëllimin që klubi të jetë i mbrojtur. Por, jo në të gjitha rastet ndodh kështu. Ka futbollistë dhe kryesisht ata me peshë që i kanë “kopsitur” në mënyrë të atillë që të jenë edhe ata të kënaqur.

Kështu është rasti i Abazajt, Shkurtajt, Rrocës apo Gavazajt. Skuadra më parë ka pasur probleme të shumta prej kontratave, mjaft të kujtojmë rastet e Hair Zeqirit dhe Gledi Micit e për të vijuar me Albi Allën, Enea Koliqin, Arturo Rexhinaldon.

Për të shmangur këto përplasje këtë vit afati i skadencës është përcaktuar saktë. Edhe pse te Kukësi të gjithë janë të pajisur me kontrata të cilat u skadojnë minimalisht në fund të këtij edicioni, e specifikisht pas përfundimit të Kupave të Europës. Klubi në shumë raste nuk i merr parasysh ato, e rasti më i freskët është ai i Omar Kamaras, i larguar pak javë më parë për mospagesë. Afrikani i huazuar për një vit te Kukësi, tani do duhet të tërheqë letrat dhe në janar mund të kthehet te Besëlidhja ose të gjejë tjetër ekip. E megjithatë, klubi duhet të mendojë edhe për rinovimet që tani. Në fund të edicionit janë plot 15 lojtarë që dalin të lirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Edi Reja vlerëson sjelljen e kryeministrit shqiptar: Është xhentil

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”. Atje është shprehur se nuk është fare i surprizuar nga ndihma e vendit tonë kundrejt Italisë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka: Dy zyrtarë të FSHF-së janë infektuar me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Si në shumë botën, Koronavirusi ka prekur në anën financiare edhe futbollin në Shqipëri, që tashmë është në vështirësi të mëdha. FSHF-ja ka dalë hapur ku ka kërkuar ndihmë nga qeveria shqiptare, për tu përfshirë edhe sektori i sportit në paketën e kompesimit, pasi rrezikohet falimentimi. Megjithatë qeveria, ende nuk e ka reaguar për këtë. […]

LEXO TE PLOTE