Connect with Us

Presidenti i Skënderbeut bën gjestin prekës, strehon të dëmtuarit e tërmeteve në resortin e tij

Sport

Presidenti i Skënderbeut bën gjestin prekës, strehon të dëmtuarit e tërmeteve në resortin e tij

Publikuar

-

Situata e tërmetit nuk la pa përfshirë edhe klubin bardhekuq të Skënderbeut, por në veçanti presidentin Ardjan Takaj dhe “rezidencën” e korçarëve në qytetin e Durrësit.

“Tropikal Resort” i Ardjan Takajt rezultoi i paprekur nga tërmeti shkatërrues dhe menjëherë numri një i bardhekuqve u vu në shërbim të njerëzve në nevojë. Janë dhjetëra familje të cilat janë strehuar te godinat e resortit, familje të cilat kanë mbetur pa një banesë si pasojë e dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport” në lidhje me zhvillimet më të fundit në kampin bardhekuq, por edhe për planin që ka në janar për merkaton, Takaj ka refuzuar me shumë lutje diçka të tillë, duke deklaruar se nuk ka pasur kohë dhe dëshirë të merret me futboll këto ditë.

Ai bëri të ditur se është vënë i gjithi në shërbim të komunitetit, duke u solidarizuar me situatën. Pavarësisht kësaj, sipas presidentit të Skënderbeut, frika ende nuk është larguar nga banorët, që vazhdojnë të jenë të traumatizuar duke mos pranuar të akomodohen te ndërtesa disakatëshe, por vetëm në godinat e ulëta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE