Sport
Topi i Artë: Në garë edhe një shqiptare

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, është në mesin e 20 lojtareve të nominuara për ta fituar Topin e Artë në vitin 2019. Ceremonia ku do të jepet ky trofe por edhe “Topi i Artë” për meshkujt do të mbahet sot në Paris dhe fillon në orën 20:00.
Asllani luajti një rol kyç në kualifikimin e Suedisë në Botëror si dhe shkëlqeu gjatë këtij turneu që u mbajt verën e kaluar në Francë.
30-vjeçarja luan për ekipin spanjoll nga Primera Division, CD Tacon, që në sezonin e ardhshëm do të mbajë emrin e Real Madridit.
Lista e plotë:
Sam Kerr (AUS/Chelsea)
Ellen White (ENG/Manchester City)
Nilla Fischer (SWE/Linkopings)
Amandine Henry (FRA/Lyon)
Lucy Bronze(ENG/Lyon)
Alex Morgan (USA/Orlando Pride)
Vivianne Miedema (NED/Arsenal)
Dzsenifer Marozsan (GER/Lyon)
Pernille Harder (DEN/Wolfsburg)
Sarah Bouhaddi (FRA/Lyon)
Megan Rapinoe (USA/Reign FC)
Lieke Martens (NED/Barcelona)
Sari van Veenendal (NED/Atletico Madrid)
Wendie Renard (FRA/Lyon)
Rose Lavelle(USA/Washington Spirit)
Marta (BRA/Orlando Pride)
Ada Hegerberg (NOR/Lyon)
Kosovare Asllani (SWE/CD Tacon)
Sofia Jakobsson (SWE/CD Tacon)
Tobin Heath (USA/Portland Thorn)
/CNA.al