Sport
Topi i Artë për femra: Shqiptarja nuk ia del dot, e fiton ajo që ia bëri tetë me dy Donald Trumpit

Megan Rapinoe është lojtarja më e mirë në botë për vitin 2019. Amerikania ka fituar “Topin e Artë” për femra në ceremoninë madhështore që po mbahet tani në Paris.
34-vjeçarja me rolin e kapitenes shkëlqeu në Kupën e Botës për femra që u mbajt verën e kaluar dhe që u fitua nga SHBA-ja. Rapinoe do mbahet mend edhe per debatet e shumta me presidentin Donald Trump, pas deklaratave të këtij të fundit kundër futbollisteve homoseksuale.
Ajo doli publikisht kundër Trump dhe ia tha në sy të të gjithëve të gjitha ato që mendonte jo vetëm për çështjen e homoseksualizmit, por edhe për çështje të tjera dhe se ishte fare e pakënaqur me mënyrën si po qeveriste.
Rapinoe nuk ishte e pranishme në ceremoni, por i falënderoi të gjithë për çmimin e fituar përmes një video-mesazhi.
Në garë për “Topin e Artë” për femra ishte edhe shqiptarja që luan me Suedinë, Kosovare Asllani. /CNA.al