Premier Liga
Yachine Trophy: Ja kush shpallet portieri më i mirë në botë

Alisson Becker është portieri më i mirë në botë, për vitin 2019. Portieri i Liverpoolit dhe kombëtares së Brazilit, është shpërblyer me çmimin ‘Yachine’ në ceremoninë madhështore që po mbahet në këto momente në Paris.
“France Football” ia ka dhënë brazilianit trofeun “Lev Yashin”, hera e parë që jepet një trofe i tillë. Alisson ishte në garë me Ter Stegen, Oblak dhe Ederson. Suksesi në Champions League dhe në Kupën e Amerikës me Brazilin e bënin atë të ishte favoriti kryesor dhe në fund fituesi.
“Falënderoj gruan, familjen time që mbështesin gjithmonë, prindërit e mi që janë në Brazil dhe besoj po më shohim. E falënderoj zotin për gjithë këtë që më ka dhënë këtë vit. Fituam Championsin Legauen, disa tjerë trofe personal, ndihem i bekuar. Faleminderit edhe skuadrës, stafit të Liverpoolit, Faleminderit”, u shpreh Alisson. /CNA.al