Connect with Us

La fushën e lojës i dëmtuar, Ribery ka një mesazh të fortë për tifozët

Seria A

La fushën e lojës i dëmtuar, Ribery ka një mesazh të fortë për tifozët

Publikuar

-

Franck Ribery braktisi fushën i dëmtuar të shtunën në mbrëmje gjatë sfidës mes Fiorentinës dhe Lecces, ndërsa pritshmëritë janë që ai të mungojë për një afat prej dy javësh.

Trajneri Montella shpreson shumë ta ketë gati për ndeshjen e 15 dhjetorit ndaj Interit, ndonëse mjekët e klubit vjollcë nuk janë aq optimistë për këtë fakt.

Vetë sulmuesi ka postuar një foto nga dhoma e infermierisë së klubit, ku po merr edhe trajtimin mjekësor, teksa garanton se do kthehet shpejt dhe më i fortë se më përpara.

“Faleminderit për mesazhet tuaja. Tani duhet të mbetemi kompaktë me të gjithë tifozët e Fiores dhe të rikthehemi sa më shpejt te fitoret. Po bëj gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, këtë herë më i fortë se më përpara”, shkroi sulmuesi francez në rrjetet sociale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Supersfida e fundjavës/ Lazio-Inter, formacionet zyrtare

Publikuar

-

Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës së fundjavës në Serie A, mes Lazios dhe Interit. Diferenca mes tyre është vetëm një pikë, ndaj sot pritet të jetë një sfidë tepër interesante. Juventus kryeson me 57 pikë, Interi me 54, ndërsa Lazio e treta me 53 pikë. Inzaghi ka hedhur në fushë formacionin më të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mungon Ronaldo, Juventusi fiton pa probleme ndaj Brescias/ Presioni kalon tek Interi

Publikuar

-

Juventusi ka fituar 2-0 ndaj Brescia për javën e 24-të të Serisë A, në “Allianz Stadium”. Për bardhezinjtë mungonte sot Ronaldo, i cili ishte lënë pushim sot nga Sarri. Miqtë mbetën me 1 lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Aye në minutën e 37-të. Një minutë me vonë, Dybala shënoi golin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: Aksion model, Cuadrado i jep qetësinë e duhur Juventusit

Publikuar

-

Juventusi ka shënuar golin e dytë ndaj Brescia në “Allianz Stadium”. Pas golit të parë të shënuar nga goditja e dënimit nga Dybala 38′, goli i dytë erdhi pas një aksioni model, që u finalizua nga Juan Cuadrado në minutën e 78-të. Kolumbiani ka marrë një asist shumë të bukur nga Matuidi dhe e shfrytëzoi […]

LEXO TE PLOTE