Connect with Us

Motrat e Ronaldos shpërthejnë pas Topit të Artë/ Çfarë ka fituar më shumë ai?

La Liga

Motrat e Ronaldos shpërthejnë pas Topit të Artë/ Çfarë ka fituar më shumë ai?

Publikuar

-

Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke parakaluar Cristiano Ronaldon me 5 të tillë, por një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga familjarët e portugezit, që shpërthyen në rrjetet sociale.

Kështu motrat e Ronaldos reaguan mjaft ashpër, njëra prej të cilave u kap me deklaratën e mbrojtësit holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe tjetra ngriti pyetjen se çfarë ka fituar më shumë Messi, që meritoi trofeun këtë sezon.

“I dashur Virgil, kur të fitosh trofe të rëndësishëm, që vlejnë, atëherë flasim bashkë. Duhet të dish që Ronaldo nga ata ka fituar shumë dhe plot 5 herë Topin e Artë. Ronaldo është një kampion në vendet ku ka luajtur dhe në Premier League është shpallur edhe golshënuesi më i mirë. Kur të fitosh edhe ti disa tituj, atëherë mund të ulesh në një tavolinë me Ronaldon”, shkroi Katia Aveiro, pas deklaratës së Van Dijk, që tha se nuk e kuptonte pse Ronaldo ishte pretendent për të fituar Topin e Artë.

“Nuk kam asgjë me këtë djalë (Messin), por thjesht nuk e kuptoj çfarë ka fituar më shumë se vëllai im, që të marrë këtë çmim”, shkroi motra tjetër e yllit të Juventusit, Elma Dos Santos.

Nuk mund të ngelte pa reaguar edhe mamaja e portugezit, që në një status në rrjetet sociale shprehu gjithë mbështetjen ndaj të virit, duke e cilësuar si “heroin dhe krenarinë e familjes dhe të gjithë Portugalisë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zbulohet debati, futbollistët e Barçës kapen keq mes tyre

Publikuar

-

Situata te Barcelona nuk është aspak e qetë. Mediet spanjolle kanë zbuluar se pas përfundimit të pjesës së parë ndaj Valencias ka patur një bisedim të zjarrtë mes lojtarëve. Ata e kanë kuptuar se skuadra e tyre nuk po shkonte mirë dhe kanë patur kritika ndaj njëri-tjetrit. Një nga lojtarët ka folur ashpër, pavarësisht se […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça i prish punë Interit, hyn në garë për objektivin e madh të merkatos

Publikuar

-

Tabloidi britanik “Indipendent” ka njoftuar për spekullimin më të fundit në merkato. Një lajm që mbi të gjithë trondit klubin e Inter dhe tifozët zikaltër. Kështu, teksa konsiderohet si një transaksion thuajse i kryer ai mes Inter dhe Chelsea-t në lidhje me transferimin e sulmuesit Olivier Giroud, gazeta angleze flet për një ndërhyrje të Barcelonës. […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Çmendet Barcelona, 80 milionë euro për bomberin francez

Publikuar

-

Barcelona do të luajë për disa javë pa sulmuesin kryesor të ekipit Luis Suarez. Uruguaiani është dëmtuar në gjurin e djathtë dhe pritet të kthehet gjatë muajit maj. Katalanasit janë në merkato për një sulmues të nivelit të lartë i cili do të jetë zëvendësuesi aktual dhe trashëgimtari i veteranit në të ardhmen. Sipas footmercato, […]

LEXO TE PLOTE