La Liga
Vëllai i Pogba zbulon të ardhmen e kampionit të botës/ Unë jam tifoz i Barcelonës, por…

Paul Pogba ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës së këtij viti. Reali dhe Juventusi tentuan deri në ditën e fundit për kampionin e botës, por Man. united hodhi poshtë të gjitha ofertat e ardhura në drejtim të tij.
Ky sezon nuk po shkon aspak mirë për francezin, ndaj ka filluar sërish të përflitet për largimin e tij. E ardhmja e Pogbas duket se do të jetë Real Madridi, nisur nga një deklaratë e fundit e vëllait të mesfushorit francez, Florentin Pogba.
“Unë jam një tifoz i Barcelonaës, por nuk do ta kisha problem të vishja fanellën e Real Madridit të vëllait tim Paul”, ka thënë ai për “El Chiringuito TV”. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania