Connect with Us

E mbani mend Ndikumanën? Sulmuesi: Më ka kontaktuar Kukësi, ja e ardhmja ime

Sport

E mbani mend Ndikumanën? Sulmuesi: Më ka kontaktuar Kukësi, ja e ardhmja ime

Publikuar

-

Suleimani Ndikumana është një emër i njohur në kampionatin shqiptar. Në sezonin 2014-2015, sulmuesi 32-vjeçar ishte lojtar i Tiranës, skuadër me të cilën arriti të shënonte 12 gola në 42 ndeshje të aktivizuara. Emri i tij është rikthyer të përflitet sërish në futbollin shqiptar, teksa dalëngadalë merkato e janarit po afron.

Potenti i fazës ofensive është një lojtar i lirë dhe kësisoj shumë klube të elitës mund të përfitojnë shërbimet e tij. Për këtë newsport.al kontaktoi vetë futbollistin i cili zbuloi se Kukësi kishte shfaqur interes për të.

Në qershor të vitit 2019, më kontaktuan nga klubi i Kukësit. Ata më donin në skuadër, mirëpo preferova të qëndroja në ekipin që isha“, thotë fillimisht ai.

I pyetur më pas, nëse e sheh si opsion rikthimin në Superiore, 32-vjeçari duket i pavendosur: “Varet. Nuk mund të jap një përgjigje konkrete. Në fillim dua të shoh kushtet, më tej të vendos“.

Tirana është skuadra me të cilën shkëlqeu. Megjithatë për bardheblutë, Ndikumana nuk dëshiron të flasë. Fillimisht pret ofertat, më tej do të vendosë. “Nuk mund të them asgjë, për sa kohë nuk ka gjë konkrete. Siç ua thashë më lart, vetëm nga Kukësi më kanë kontaktuar. Do të shoh se ç’do të më ofrohet e më tej do të vendos për të ardhmen time“, ka përfunduar ai. . /Newsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: