La Liga
Kampioni i botës e zbulon pas shumë vitesh ngjarjen e rëndë, ja çfarë i ka ndodhur në dhomat e zhveshjes te Barça

Emmanuel Petit ka luajtur me fanellën e Barcelonës për një sezon por në dhomat e zhveshjes në “Camp Nou” ka kaluar shumë peripeci.
Ish-ylli francez ka habitur opinion sportiv me komentet e tij për “RMC Radio”.
“Kam vuajtur nga racizmi në dhomat e zhveshjes tek Barcelona. Mund të tingëllojë çudi, por ka ndodhur shpesh herë edhe pse disa lojtarë të caktuar e bënin shpesh”, tha Petit.
Petit e kaloi shumicën e karrierës tek Monaco, skuadrën e vetme franceze për të cilën luajti, si dhe luajti me fanellën e Arsenal, Barcelonës dhe Chelsea. Ai u pensionua në moshën 33-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere plot sukses dhe përvojë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania