Connect with Us

Situata pas tërmeteve, ja gjendja e stadiumit “Air Albania” nga dëmtimet strukturore

Kombëtare

Situata pas tërmeteve, ja gjendja e stadiumit “Air Albania” nga dëmtimet strukturore

Publikuar

-

Tërmeti i datës 26 nëntor solli pasoja negative për Shqipërinë. Veç frikës legjitime dhe dëmëve materiale, tragjedia la pas 51 viktima. Të shumtë ishin klubet sportive dhe lojtarët e njohur që u solidarizuan me Shqipërinë.

Federata Shqiptare e Futbollit shtyu kampionatin me një javë, si pasojë e situatës. Menjëherë pas qetësimit, specialistë të FSHF-së kanë vërshuar drejt impianteve sportive në shumicën e vendit.

Vëmendja kryesore është vendosur te zonat e prekura dhe kryesisht në Durrës, aty ku dhe pasojat e tërmetit ishin më të mëdha.

Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës dhe “Selman Stërmasi” në kryeqytet nuk kanë pasur asnjë dëmtim strukturor, çka fton në këtë mënyrë që të zhvillohet aktiviteti normalisht në fundjavë.

Megjithëse këtë javë nuk do të luhet asnjë ndeshje në impiantin e inauguruar disa javë më parë, ekspertët e FSHF-së kanë inspektuar edhe stadiumin e ri “Air Albania”, në të cilin nuk është gjetur asnjë problem, shkruan “Newsport.al”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

VIDEO/ 3 super gola, Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Shqiptari i Kosovës, Lirim Kastrati si dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ishin protagonist në triumfin 1-3 që Lokomotiva e Zagrebit arriti ndaj Istrës, teksa të 3 golat mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë. Kjo përballje ishte e vlefshme në kuadër të një turneu miqësor të zhvilluar mes skuadrave kroate të quajtur “Arena Cup”, ku […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Debutimi me fanellën e Barcelonës, Manaj gjen rrugën e rrjetës, por …

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e re me Barcelonën B. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë u aktivizua që nga minuta e parë titullar në fitoren 2-0 ndaj Ejeas në sfidën e javës së 22-ë të kategorisë së tretë të futbollit iberik. 22-vjeçarit iu pre në mes gëzimi teksa shënoi golin […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E bujshme, futbollisti i Kombëtares futet në historinë e Bundesligës

Publikuar

-

Nga

Paderborni i Klaus Gjasulës ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesligë, teksa ka mundur me rezultatin 0-2 Freiburgun. Nga minuta e parë e ka nisur edhe mesfushori i Shqipërisë te Paderborni, që është zëvendësuar në minutën e 75. Pas këtij triumfi kjo skuadër ngjitet me pikët dhe ka më shumë shpresa për të […]

LEXO TE PLOTE