Connect with Us

Tefik Osmani reagon ndaj Nallbanit: “Tata” u vjen hakut hajdutëve me çizme…

Sport

Tefik Osmani reagon ndaj Nallbanit: “Tata” u vjen hakut hajdutëve me çizme…

Publikuar

-

Tefik Osmani është i bindur që Tiranën e vjedhin dhe se shpeshherë ose është rrethuar, ose i ka në gjirin e saj ata që ai i konsideron “hajdutë me çizme”. Më 24 tetor ai pati lëshuar akuza të ashpra, duke pohuar se klubit 24 herë kampion i kanë vjedhur edhe pianon. Nuk përmendi emra, por u mjaftua me “ish-trajnerë” dhe gazetarë që bëjnë rolin e menaxherit.

“Unë si fillim i kërkoj falje çdo tifozi që e ndien Tiranën me shpirt, për këto rezultate (ndjesë). Meqë kërkojnë ta dinë se ku jam unë, unë jam duke ju ndjekur juve çdo javë se çfarë shkruani dhe se çfarë thoni. Po ju ku jeni? Keni vite që po e shkatërroni këtë klub dhe arritët deri aty aq sa e rrëzuat nga Superiorja.

Si ju gazetarë që po bëni menaxherin që çdo lojtar që ka ardhur në klub i keni marrë 1 apo 2 rroga. Si ju ish-trajnerë që jeni hajdutë me çizme që keni marrë nga klubi edhe pianot dhe i keni çuar në shtëpi. Por mos u mërzisni se do të vijë dita që do t’jua them të gjitha në sy”, shkruante Osmani më 24 tetor. Po sot? Mbrojtësi veteran i bardhebluve vazhdon të ketë të njëjtin mendim: Tirana është e rrethuar nga hajdutë…

REAGIMI

Intervista e djeshme e ish-kapitenit Blendi Nallbani për gazetën “Panorama Sport” ka zgjuar edhe një herë reagimin e Osmanit. “Vetëm ‘Tata’ (Nallbani) u vjen hakut hajdutëve me çizme”, ka thënë Osmani për “Panorama Sport”. Kur u pyet se kujt ia adresonte këtë mesazh dhe cilët janë hajdutët që vjedhin apo duan të vjedhin Tiranën, mbrojtësi preferoi të bënte misteriozin. “Kaq kam për të thënë pas intervistës që ka dhënë Nallbani. E dinë vetë mirë se kush janë hajdutët me çizme…”, deklaroi futbollisti i bardhebluve. Në deklaratën e tij Nallbani thoshte se ka biseduar me Halilin dhe Osmanin për gjendjen e Tiranës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: