Connect with Us

Votimi më idiot në historinë e Topit të Artë, gazetari i shokon të gjithë me votat e tij

Sport

Votimi më idiot në historinë e Topit të Artë, gazetari i shokon të gjithë me votat e tij

Publikuar

-

Lionel Messi fitoi Topin e Artë për vitin 2019 me vetëm 7 pikë diferencë nga vendi i dytë, Virgil Van Dijk. Mënyra e votimit për Topin e Artë ka krijuar polemika gjithmonë. Votimi më i diskutuar i ëktij viti është ai gazetarit nga Sri Lanka, Hafiz Marikar, që mund të quhet edhe votimi më idiot në historinë e Topit të Artë.

Gazetari në fjalë në pesë vendet e para nuk ka votuar asnjë nga tre kandidatët kryesorë Messi, Van Dijk dhe Ronaldo. Për habinë e të gjithë, ai ka zgjedhur në vend të parë mbrojtëstin e Liverpoolit, Alexander-Arnold, i dyti Aubameyang dhe i treti Griezmann.

Nuk është hera e parë që ky gazetar jep vota të çuditshme , që janë shumë larg votimeve të gazetarëve të tjerë. Njëjtë ka vepruar edhe në vitin 2017 dhe 2018. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nga Balaj te Çikalleshi, Tirana publikon “perlat” e vitit 2012 (video)

Publikuar

-

Tirana këtë verë ka ditëlindjen e 100-të dhe festimet kanë nisur që tani në këto ditë, që po i përjetojmë në karantinë. Mediet sociale janë opsioni më i mirë për të komunikuar me publikun në këtë periudhë dhe Tirana ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke publikuar disa nga golat më të bukur mes […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Dy sulmuesit e kampionatit tonë e kalojnë karantinën në mal, bashkë me Elvana Gjatën (video)

Publikuar

-

Futbollistët që jetojnë në periferi kanë më shumë mundësi që të stërviten gjatë kësaj periudhe, ku edhe lëvizja e njerëzve është shumë e kufizuar. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë të ashpra, kryesisht në qytete. Gjithsesi futbollistët kanë gjetur mënyra dhe vende ku të ushtrohen. Redon Xhixha, sulmuesi i Laçit dhe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

As karantina nuk i ndan dot Abazajn dhe Dokën/ Sulmuesi i Kukësit “kuzhinier” posaçërisht për mbrojtësin e bardhebluve (video)

Publikuar

-

Karantina na ka mësuar të bëjmë disa gjëra që më parë i bënim rrallë, ose nuk i bënim fare dhe na ka bashkuar me njerëzit e afërt, duke kaluar kohë të bukura me ta. Kristal Abazaj dhe Albi Doka janë shokë të ngushtë prej vitesh dhe herë pas here kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Mesa duket […]

LEXO TE PLOTE