La Liga
Zidane nuk heq dorë, i kërkon Perezit transferimin e lojtarit problematik

Dje në faqen e parë të gazetës, Marca raportonte se Zinedine Zidane po vazhdon të këmbëngul për transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United, ndërsa Mundo Deportivo ka konfirmuar sot pretendimet e tilla.
Gazeta kryesore katalanase raporton se Zidane e sheh Pogban si një lojtar kyç në krijimin e Realit të ri. Zidane tashmë i ka bërë të qartë Florentino Perezit dëshirën e tij për transferimin e Pogbas, edhe pse mesfushori francez është jo pak problematik në fushën e lojës.
Kosto e këtij transferimi pritet të jetë rreth 180 milionë euro, por nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet ndonjë nga yjet e Realit në këtë operacion si Bale apo James Rodriguez. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania