Connect with Us

Çmendet Napoli, synon si trajner Edi Rejën për pasues të Ançelotit

Kombëtare

Çmendet Napoli, synon si trajner Edi Rejën për pasues të Ançelotit

Publikuar

-

Edi Reja dhe Shqipëria. Një histori e cila nga entuziazmi dhe dëshira për të rinovuar, u la në harresë, me kontratën e re që ende nuk është firmosur.

Tani misteri shtohet me zërat që vijnë nga Italia sipas të cilave tekniku 74-vjeçar, është një prej kandidatëve që Napoli po studion, në rast të largimit nga Ancelotti.

Reja dëshironte të vijonte punën në stolin kuqezi. Federata ishte gati ta mbante, duke qenë se trajneri riktheu besimin në skuadër, por problem ishte kohëzgjatja e bashkëpunimit. Presidenti Duka kërkon të nisë një projekt afatgjatë, ku përfshihen Liga e Kombeve dhe kualifikueset e Botërorit 2022. Për këtë arsye, preferenca është që kontrata të jetë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për dy vjet.

Kjo duket pengesa kryesore për palët, e cila ka bërë që edhe zyrtarizimi i qëndrimit të Rejas të mos vijë. Kështu shpjegohet edhe fakti përse emri i trajnerit është rikthyer në treg, me Napolin që e sheh si alternativë për stolin deri në fund të sezonit.

Fati i Ancelottit do të mësohet në ditët në vijim, pas ndeshjeve me Udinesen në fundjavë dhe të martën ndaj Genk në Champions League. Napoli po e mendon seriozisht pistën Reja, duke qenë se trajneri e njeh ambientin, duke punuar 5 vjet në krye të skuadrës, të cilën e riktheu nga Seria C në elitën e futbollit italian. Alternativa të tjera janë edhe Gatusso e Prandelli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: