Connect with Us

E mbani mend Elvis Kabashin që refuzoi Shqipërinë? Ja ku ka firmosur kontratën e re

Kombëtare

E mbani mend Elvis Kabashin që refuzoi Shqipërinë? Ja ku ka firmosur kontratën e re

Publikuar

-

Shtatë skuadra në vetëm 6 vite karrierë si futbollist, shpesh duke qëndruar pak javë e luajtur pak minuta në secilën prej tyre. Kjo ka qenë trajektorja e karrierës së Elvis Kabashit i cili kishte kaluar sa në një ekip në tjetrin që në moshë të re, në vitin 2013, kur vendosi se ishte shumë i mirë për Shqipërinë dhe se do të luante vetëm për Italinë.

Një rrugëtim që e çoi edhe në Holandë e Rumani, pa harruar këtu eksperiencat në kategoritë e ulëta italiane. Më në fund duket se ai ka gjetur “oazin” e tij, një skuadër e cila do t’i besojë një fanellë për shumë vite. Lojtari iu bashkua Renate në Serinë C në verë dhe atje po paraqitet mirë duke luajtur rregullisht.

Ndaj klubi ka vendosur që t’i ofrojë një kontratë afatgjatë lojtarit dhe sot ka nënshkruar rinovimin me të. “Klubi i Renate komunikon se ka arritur akordin për zgjatjen e kontratës me futbollistin Elvis Kabashi. Mesfushori i datëlindjes 1994, deri tani thelbësor në lojën e zikaltërve, me 3 gola mes kampionatit dhe Kupës në 18 ndeshje zyrtare, ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, falë të cilës lidhet me të deri në qershor 2022”, shkruhej në njoftimin e Renate./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: