Connect with Us

Gjici jep lajmin e madh: Ja kur do e kenë gati kuksianët stadiumin e ri

Sport

Gjici jep lajmin e madh: Ja kur do e kenë gati kuksianët stadiumin e ri

Publikuar

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, njëherazi edhe kryetar i bashkisë Kukës, ishte i pranishëm ditën e sotme duke inspektuar punimet në stadiumin që po rindërtohet “Zeqir Ymeri”.

Teksa pa ecurinë e punimeve, Gjici u ndal në fjalën e tij për mediat. Numri një i verilindorëve u shpreh se punimet po ecin mirë, dhe stadiumi po ndërtohet me standarde evropiane, dhe pret që në verën e vitit 2020, impianti të jetë gati.

PUNIMET – Në fakt nuk është ndërprerë asnjëherë puna në stadium. Edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta, lejojnë që të bëhen betonime. Përderisa nuk kemi temperatura në minus, që të ngrijë betoni. Ritmet vijojnë me shpejtësi që stadiumi të mbyllet brenda afateve në kontratë. Besoj se cilësia na intereson shumë, dhe është brenda parametrave. Zbatimi i projektit po ndodh në masën 100%, dhe besoj që brenda muajit dhjetor të mbarojnë punimet e betonit, dhe të kalojmë te ato muret më të vështirë, tek rifiniturat e brendshme.

AFATI – Jemi optimistë që stadiumin ta mbyllim brenda verës që vjen, sepse kemi vështirësi duke i bërë të gjitha ndeshjet jashtë. Tifozët presin me padurim që të mbarojë sa më shpejt stadiumi, dhe ekipi të kthehet të luajë në fushën e vet.

PROBLEME – Nuk kemi pasur probleme brenda stadiumit. Kemi pasur mirëkuptim me shtëpinë ngjitur, që të sistemohet edhe rruga që do vijë rreth e përqark stadiumit. Kemi pasur një mirëkuptim edhe nga familjet këtu pranë, kjo tregon që e duan sportin dhe të bëhet ky stadium. Parametrat janë ndërkombëtare me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s.

NDAJ TIRANËS – Ekipi i Kukësit është i kompletur dhe presë me Tiranën që të fitojnë. Ne Tiranës ia kemi marrë dorës, por kjo ndeshje do të tregojë që Kukësi është kthyer fuqishëm. Tirana ka ekip shumë të mirë dhe do të jetë një ndeshje e luftuar, por Kukësi do të tregoj vlerat që ka. Tani varet te fusha e lojës pasi do të jetë fusha që do ta përcaktojë, por kam bindjen se do ta fitojmë këtë ndeshje

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kukësi reagon për tërheqjen e Safet Gjicit: Mbetet president nderi, ja kush do e drejtojë tani klubin

Publikuar

-

Nga

Deklarata e sotme e Safet Gjicit se nuk është më pjesë e strukturave drejtuese të klubit verilindor, ka krijuar jo pak dyshime mbi atë që tashmë është zyrtarisht drejtuesi i ri i klubit. Dilemat janë zgjidhur nga verilindorët, të cilët nëpërmjet një deklarate, vetëm kanë sqaruar se tashmë Safet Gjici ishte vetëm një “president nderi”. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Orges Shehi jep gjen zgjidhjen: Ja çfarë duhet të bëjnë ekipet e Superligës në këtë merkato janari

Publikuar

-

Nga

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli në lidhje me lëvizjet që kanë bërë klubet e Superiores në merkaton e janarit, duke u shprehur: “Klubet në janar nuk mund të gjejnë lojtar cilësor. Ndonjë klub i mirë, mund ta […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Fitore e vuajtur për Barcelonën, goli i Messit duhet shijuar disa herë

Publikuar

-

Barcelona mori një fitore të vujatur 1-0 ndaj Granada-s në “Camp Nou”, për javën e 20-të të La Ligës. Quique Setien e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën te katalanasit. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 75′, pas një aksioni perfekt të katalanasve dhe finalizimit të bukur të Leo Messit. […]

LEXO TE PLOTE