Connect with Us

Lerda i befason të gjithë: Kurrë nuk kam pasur kaq frikë në jetën time

Sport

Lerda i befason të gjithë: Kurrë nuk kam pasur kaq frikë në jetën time

Publikuar

-

Nga frika prej tërmetit, te rikthimi në stërvitje dhe ndeshja me Bylisin, por gjithashtu edhe çështja “Mala” apo ankesat për Romeron. Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka folur dje pas seancës stërvitore në Pezë, duke komentuar ngjarjet e fundit. Ai vlerësoi Bylisin, ndërsa beson se skuadra do të arrijë fitoren e radhës

Pas atij tërmeti të tmerrshëm ju është dashur të bënit edhe psikologun në ekip. Ka qenë e vështirë?

Po jetojmë një situatë të rëndë dhe aspak të thjeshtë, sepse presioni dhe mendja e lojtarëve është tek ata njerëz të shkretë, që vuajtën këtë tërmet të tmerrshëm. Ne si klub dhe si skuadër jemi pranë tyre dhe shpresojmë që kjo situatë të kalojë, në mënyrë që gjendja të kthehet në normalitet.

Ishte i drejtë vendimi për ta shtyrë kampionatin? 

Po, absolutisht që po. Në këto ngjarje të jashtëzakonshme është e drejtë që të ndërpritet edhe kampionati. Jemi dakord.

Çfarë ndodhi kur rinisët stërvitjen pas tërmetit? 

Kur rifilluam stërvitjen kishim shumë vështirësi. Askush nuk ishte mirë dhe askush nuk mendonte për futbollin.

Keni përjetuar ndonjë situatë të ngjashme gjatë karrierës suaj në Itali?

Jo, kurrë. Dhe jo vetëm në aspektin profesional, por edhe atë njerëzor. Në planin personal nuk kisha pasur kurrë aq frikë sa mëngjesin e së martës rreth orës 4. Shtëpitë dridheshin, ndaj kisha shumë frikë.

Keni një mesazh pas kësaj që ndodhi?

Sikundër e thashë, ne si klub shkuam që të takonim njerëzit, të cilët e përjetuan më keq këtë katastrofë. U qëndruam dhe do t’u qëndrojmë pranë. Uroj që të bëjnë të njëjtën gjë të gjithë dhe t’iu vijnë në ndihmë.

Të kalojmë te futbolli, të shtunën rikthehet kampionati dhe do të luani ndaj Bylisit. Çfarë ndeshjeje prisni në Ballsh? 

Do të luajmë ndaj një skuadre që është me meritë në vendin e tretë, pasi ka bërë një kampionat mjaft të mirë. E vlerësojmë në maksimum sepse është një ekip i fortë, pavarësisht se vjen pas dy humbjeve. Kjo e bën edhe më të vështirë këtë takim. Megjithatë, ne jemi Partizani dhe shkojmë për të marrë vetëm tri pikët.

Më pas vjen derbi… 

Sa i përket derbit, për momentin nuk e mendoj fare. Jemi të gjithë të fokusuar te takimi me Bylisin dhe e ritheksoj se përballë kemi një skuadër që meriton respektin maksimal për atë që ka treguar deri më tani. Fakti që na morën një barazim në Tiranë tregon se kanë vlera.

Esat Mala vazhdon të stërvitet i veçuar, keni biseduar me klubin për të ardhmen e lojtarit dhe sa shanse ka të rikthehet i gatshëm?

Siç e shihni, ai nuk po stërvitet me ekipin për shkak të vendimit që ka marrë klubi. Nuk mund të them se kur do të aktivizohet, pasi ende klubi mban në fuqi një vendim për të. Nëse klubi do të vendosë që ai të marrë pjesë në stërvitje, atëherë do të aktivizohet. Gjithsesi, ne kemi marrë masat për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Ju shqetëson fakti që për Romeron ka ankesa për jetën që bën…? 

Fakti që ai po stërvitet normalisht dhe nuk është i shpërqendruar, duke zbatuar udhëzimet që ne japim, nuk më shqetëson. Rëndësi ka që ai të jetë i qetë gjatë stërvitjes dhe të mos ndikohet nga problemet e jetës së tij private.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: