Connect with Us

Lushnja jeton me futbollin, kapiteni i tyre provohet te ekipi i njohur italain

Sport

Lushnja jeton me futbollin, kapiteni i tyre provohet te ekipi i njohur italain

Publikuar

-

Pas dy javësh stërvitje pa ndeshje kampionati, lushnjarët e rifillojnë garën në Shënkoll. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla do të përballet me Shënkollin të shtunën, në orën 13:00, kur do të synojnë rikthimin te fitorja, pas zhgënjimit në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë. Myzeqarëve u shërben vetëm fitorja për të qenë në pozita kryesuese.

Për “Panorama Sport”, mesfushori Eneo Sulkja shprehet: “Jemi të përqendruar te ndeshja me Shënkollin, që ka shumë rëndësi për ne. Që të pretendosh duhen pikë, madje pikë maksimale, ndaj dhe Lushnja luan çdo ndeshje në maksimumin e saj dhe për të fituar. Besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë. E vlerësojmë kundërshtarin dhe besoj se do të reflektojmë pas humbjes në Fushë-Krujë”. Sulkja luan sezonin e dytë radhazi në “Roza Haxhiu” dhe disa ditë më parë mbushi 26 vjeç.

PROVA – Kapiteni i skuadrës U-17 të Lushnjës, Skënder Dedej, është provuar ditët e fundit te Benevento në Itali, te të rinjtë e këtij ekipi. Ai është shoqëruar nga sekretari i klubit, Edison Koçi, dhe sipas tij, Dedej është pëlqyer, kështu që i është hapur rruga kalimit të tij te Benevento.

Dedej ende nuk i ka mbushur 17 vjeç, luan në sulm dhe është shënuesi i më i mirë i Lushnjës U-17. Një element mjaft premtues dhe duket se të riut lushnjar po i jepet një shans i artë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE