Connect with Us

Ngo rrëfen tmerrin e tërmetit: Iu drejtova zotit në shqip si ju, ja çfarë i thashtë

Sport

Ngo rrëfen tmerrin e tërmetit: Iu drejtova zotit në shqip si ju, ja çfarë i thashtë

Publikuar

-

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, duket se e ka përjetuar vërtetë keq tërmetin shkatërrues që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor.

Në një rrëfim për “Supersport”, anglezi deklaron se një ndjenjë të tillë e përjetonte për herë të parë në jetën e tij, dhe tregon me detaje momentet dhe veprimet e tij në ato orë të vështira për të gjithë banorët në Shqipëri.

MOMENTI I TËRMETIT – Sigurisht që ditën e parë isha i trembur. Një tërmet aq i madh ishte diçka që ndodhte për herë të parë në jetën time. Jetoj në katin e 7-të të një pallati, dhe e ndjeva që lëkundej i tëri. Më shkoi mendja që do ishte diçka natyrore ose një bombë. U çova menjëherë dhe thashë me vete: ‘Hej, çfarë po ndodh?’. Iu drejtova Zotit dhe i thashë: ‘Më fal mëkatet e mia’. Ose si i thoni ju në shqip: ‘Zot kam bërë gabime’. Dhe kur ndaloi, thashë: ‘Faleminderit’.

PAS TRAGJEDISË – Kur mbaroi, mora çelësat dhe pantallonat, që të zbres poshtë. Aty pashë shumë njerëz, dhe kuptova që ishte një tërmet. Ishte një situatë serioze, pasi shumë njerëz humbën jetën. Ngushëllimet dhe mendimet e mia shkojnë për shpirtrat e atyre që u larguan nga kjo jetë. I telefonova Hasanit dhe e pyeta se çfarë ishte kjo. Më tha se e kishte ndjerë, dhe më pas qëndrova poshtë 2 orë, për t’u ngjitur sërish në shtëpi. Nuk ishte diçka normale. Është diçka që nuk e kam përjetuar më parë në jetë. Ishte një situatë shumë e trishtë, dhe mendja të shkon tek personat që humbën jetën.

STËRVITJA – Kur erdha në stërvitje kishte më shumë qetësi në fushë, por sa dilnim nga këtu na shkonte mendja te njerëzit që u larguan nga kjo jetë, apo te ata që mbetën pa banesa. Toka vijonte të lëkundej. Nuk mund ta imagjinoj një situatë të tillë. Do të luaj për njerëzit që humbën jetën dhe familjet e tyre. Jam në formë dhe fatmirësisht gjallë. Mund të flas me familjen dhe të luaj çdo ndeshje. Me Kukësin është një sfidë e rëndësishme për rrethanat ku ndodhemi. Trajneri e ka përgatitur mirë këtë përballjen. Do të japim 120 % për Tiranën dhe njerëzit që humbën jetën. Jemi përgatitur mirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kukësi reagon për tërheqjen e Safet Gjicit: Mbetet president nderi, ja kush do e drejtojë tani klubin

Publikuar

-

Nga

Deklarata e sotme e Safet Gjicit se nuk është më pjesë e strukturave drejtuese të klubit verilindor, ka krijuar jo pak dyshime mbi atë që tashmë është zyrtarisht drejtuesi i ri i klubit. Dilemat janë zgjidhur nga verilindorët, të cilët nëpërmjet një deklarate, vetëm kanë sqaruar se tashmë Safet Gjici ishte vetëm një “president nderi”. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Orges Shehi jep gjen zgjidhjen: Ja çfarë duhet të bëjnë ekipet e Superligës në këtë merkato janari

Publikuar

-

Nga

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli në lidhje me lëvizjet që kanë bërë klubet e Superiores në merkaton e janarit, duke u shprehur: “Klubet në janar nuk mund të gjejnë lojtar cilësor. Ndonjë klub i mirë, mund ta […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Fitore e vuajtur për Barcelonën, goli i Messit duhet shijuar disa herë

Publikuar

-

Barcelona mori një fitore të vujatur 1-0 ndaj Granada-s në “Camp Nou”, për javën e 20-të të La Ligës. Quique Setien e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën te katalanasit. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 75′, pas një aksioni perfekt të katalanasve dhe finalizimit të bukur të Leo Messit. […]

LEXO TE PLOTE