Connect with Us

Nuk kthehet se ka frikë nga tërmeti, Kukësi gati të prishë kontratën me futbollistin

Sport

Nuk kthehet se ka frikë nga tërmeti, Kukësi gati të prishë kontratën me futbollistin

Publikuar

-

Të gjithë futbollistët e Kukësit e përjetuan keq tërmetin e së martës të datës 26 nëntor, por një prej atyre që e përjetuan shumë keq ishte mbrojtësi i Kukësit, Tome Kitanovski. Mbrojtësi i majtë maqedonas nuk është kthyer akoma në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit e natyrisht që ka humbur edhe ndeshjen kundër bardhebluve.

Drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me lojtarin, të cilit i dhanë leje vetëm për 2 ditë, por ai e shkeli atë dhe gazeta mëson se 27-vjeçari u ka thënë drejtueseve të Kukësit se e ka shumë të vështirë për t’u kthyer më në Tiranë. Kështu që mbetet i hapur largimi i tij në janar, madje mund të jetë akoma më i shpejtë, pra që para Vitit të Ri. Në klub e mohojnë një gjë të tillë, por edhe drejtuesit e skuadrës nuk e dinë përgjigjen se kur mbrojtësi i majtë kthehet në Shqipëri.

Kitanovski ishte një afrim cilësor i Kukësit në merkaton e verës, madje mund të themi i vuajtur, pasi mbrojtësi kishte disa oferta serioze, por ishte drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ai që e bindi lojtarin.

Kitanovski ka një karrierë të pasur, pasi numëron plot 8 ekipe në karrierën e tij, ku ka provuar kampionatin serb, kroat, azerbajxhanas, maqedonas e shqiptar. Me Kukësin, ai është aktivizuar në të 13 javët, njëmbëdhjetë si titullar e dy si zëvendësues. Tashmë për takimin e radhës ndaj Tiranës, Kukësi në krahun e majtë të mbrojtjes ka në dispozicion vetëm Blerim Kotobellin./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Ja si reagon Thomas Strakosha kur sheh njerëz që thyejnë karantinën

Publikuar

-

Nga

Të qendruarit në shtëpi duket se është e vetmja armë me të cilën njerëzimi mund të luftojë koronavirusin Por, kjo strategji, Thomas Strakoshës, nuk i pëlqen aspak por ska zgjidhje tjeter. Gardiani i Lazios gjendet i izoluar në Romë, ndërsa reagimin e tij për ata që thyejnë karantinën e bën të ditur me anë të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Igli Tare bën gati super goditjen, pranë akordin me yllin e Milanit

Publikuar

-

Nga

Lacio po mendon të përforcohet me mbrojtësin dhe kapitenin e Milanit Alesio Romanjoli. Sipas mediave italiane, drejtuesit  e “Djallit” po mendojnë të nisin fushatën e reduktimit të pagave për skuadrën dhe nuk bën përjashtim nga kjo nismë dhe Romanjoli. Mendohet se paga e lojtarit do të zbresë nga 3.5 milionë euro në sezon në 2 […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

De Biazi: Edi Rama trullosi pasanikët e Europës, Italia nuk do jetë më kurrë si më parë për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Xhani De Biazi është nga ata që lënë gjurmë. Kush ka dyshime për këtë, duhet të pyesë tifozët e Torinos. Le t’u marrin atyre një opinion për kryeveprën që bëri trajneri i parë në epokën e Urbano Kairos. Asokohe, trajneri dhe presidenti realizuan diçka fantastike. Ishte sezoni 2005-2006. Ose hidhuni një sy për pak sekonda […]

LEXO TE PLOTE