Connect with Us

Video: Ndeshja e basketbollit kthehet në ring boksi

Të tjera

Video: Ndeshja e basketbollit kthehet në ring boksi

Publikuar

-

Fundi i një ndeshje basketbolli në shkollën e mesme në Phoenix u kthye në një ring të vërtetë boksi. Gjithçka nisi në sfidën mes Skyline dhe Cesar Chavez, e fituar nga vendasit me rezultatin 63-57. Në fundin e takimit, lojtarët shkuan të përgëzonin njëri-tjetrin për paraqitjen në parket, por të njëjtin mendim nuk kishte njëri prej tyre.

Një student nga Chavez goditi papritur një kundërshtar me grup, duke “shpërthyer” më pas në një kaos total. Përleshja fizike mes lojtarëve u përshkallëzua me shpejtësi në një sherr masiv, që përfshiu lojtarët e dy skuadrave, stafin dhe spektatorët, disa prej të cilëve u munduan të shuajnë konfliktin.

Policia u thirr në vendngjarje për të qetësuar lojtarët e inatosur, por sipas njoftimeve lokale, asnjë nuk u shoqërua në komisariat.

“Ishte një skenë e tmerrshme. Ishte një skenë e vërtetë e trishtë pas një loje vërtet të mirë,” tha trajneri i Skyline, James Capriotti. Si rezultat i përleshjes, Shkolla e Mesme, Cesar Chavez mori një pezullim prej 3 ndeshjeve, si dhe përjashtim të lojtarëve të përfshirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Maradona njeriu më i keq që kam takuar”, gjyqtari bën rrëfimin e papritur

Publikuar

-

Nga

Diego Armando Maradona njihet si një nga lojtarët më kontrovers dhe më të talentuar që njeh historia e futbollit. Argjentinasi pati suksese të mëdha me Argjentinën, por ka qenë i vështirë në komunikim me gjyqtarët. Gjyqtari nga Uruguai, Edgardo Kodesal ka folur rreth aventurës që ai pati me Maradonën, duke mos kursyer kritikat për ikonën […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kërcim sensual, moderatorja e njohur sportive duket në superformë (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Daljana Sejdia, gazetarja bukuroshe e programit sportiv “Sport News Plus” në televizionin më të madh informativ “News 24”, përveç stilit dhe klasit që shfaq në studio, shkëlqen edhe jashtë saj. Ajo është gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndonëse nuk e ekzagjeron asnjëherë me zhveshjen, mbetet shumë e dashur për fansat. Moderatorja bukuroshe, ka […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndeshja historike, kur Messi dhe Maradona luajtën bashkë te i njëjti ekip

Publikuar

-

Nga

Dy legjendat argjentinas, Lionel Mesi dhe Diego Maradona shpesh krahasohen me njëri-tjetrin për spektaklin dhe gjërat e mrekullueshme që kanë bërë në fushën e blertë. Të dy patën rastin të luajnë në të njëjtin ekip në vitin 2005, përkatësisht në me 23 dhjetor. Në stadiumin ‘Ciudad de La Plata’, u zhvillua një ndeshje midis yjeve […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: