Kombëtare
“Boom boom” Sadiku/ Video: Bomberi kuqezi shkund rrjetën me një gol të bukur

Armando Sadiku rikthehet sërish te goli. Bomberi kuqezi ka shënuar për Malagën ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Liga 2 apo Segunda Divizion.
Elbasanasi u tregua i saktë brenda zonës së rreptësisë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe e dëgoi atë në rrjetë në minutën e 27′.
Aktualisht sa ka filluar pjesa e dytë dhe rezultati vazhdon të jetë 1-0 për Malagën. Përveç Sadikut, në fushë për Malagën është edhe Keidi Bare. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania