Kombëtare
Sadiku i papërmbajtshëm, dopietë për Malagën (video)

Armando Sadiku ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të Malaga ndaj Tenerife për javën e 19-të të Segunda Divizion.
Në minutën e 27′, bomberi kuqezi i gjendur brenda zonës së rreptësisë, topin e ardhur nga goditja e këndit e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 76′ dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë hera nga pika e bardhë e penalltisë.
Në 3 ndeshjet e fundit me Malagën, elbasanasi ka shënuar 3 gola. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania