Connect with Us

Skënderbeu aktiv në merkato, gati akordi me sulmuesin e Tiranës

Sport

Skënderbeu aktiv në merkato, gati akordi me sulmuesin e Tiranës

Publikuar

-

Pavarësisht se merkatoja ende nuk ka filluar zyrtarisht, Skenderbeu është fokusuar në përqindje të madhe te lëvizjet që do të bëjnë në hapësirën dimërore të transferimeve. Dhe duket se sërish Tirana është ekipi ku korçarët kanë vendosur të bëjnë një tjetër “pazar”.

Në verë dhanë Vangjelin në kryeqytet dhe më pas morën shërbimet e Asion Dajës, por tani trajneri i bardhekuqve duket se ka pikasur një tjetër bardheblu për të afruar në periudhën e janarit, kur hapen zyrtarisht transferimet. Të gjitha indiciet, sipas burimeve pranë klubit, të çojnë tek Ernest Muçi, sulmuesi 18- vjeçar i bardhebluve, që ka luajtur disa minuta këtë sezon me Tiranën.

Dihet që Ilir Daja është një “fans” i lojtarëve të rinj, në momentin që ata shprehin cilësi në fushë. Një gjë të tillë e ka bërë më herët edhe me afrimin e Blerim Krasniqit nga Apolonia para dy sezonesh. Sulmues, i cili rezultoi i suksesshëm në Korçë.

Të njëjtën gjë korçarët duan ta bëjnë edhe me Muçin, por këtë herë me një tjetër marrëveshje. Burimet bënë me dije se duke parë gjasat e mëdha që nga Skënderbeu të largohet të paktën një nga sulmuesit kryesorë të ekipit, duke përfshirë këtu veç Bregut edhe Gripshin e Krasniqin, Muçi shihet si një alternativë e mirë, sidomos në momentin ku ndodhet ekipi bardhekuq, i cili ka mundësinë të promovojë dhe t’u japë hapësirën e duhur për të shprehur vlerat e tyre shumë lojtarëve të rinj, siç është bërë deri tani./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vazhdojnë thirrjet “Rama IK”, tifozët nuk ndalen as në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Publikuar

-

Nga

Mesa duket thirrjet në korr ‘Rama ik’ janë shndërruar tanimë në një traditë në çdo ndeshje futbolli. Tifozët çohen nga vendi dhe brohorasin me të madhe thirrje kundër kryeministrit të qeverisë. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Skënderbeu’ në Korçë, mes skuadrave Skënderbeu dhe Partizani. Teksa nis ndeshja, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Partizani i bëri dalje, Ekuban i befason të gjithë me klubin e ri

Publikuar

-

Nga

Partizani njoftoi ditën e djeshme mbylljen e bashkëpunimit me Josef Ekuban, i cili u afrua në verë nga Verona në formën e huazmit. Sulmuesi nuk bindi me paraqitjet e tij tek të kuqtë dhe për këtë arsye drejtuesit kryeqytetas vendosën ta largojnë. Nuk ka vonuar shumë dhe lojtari ka gjetur ekipin e ri do të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Immobile bëhet gazi i botës, shikoni çfarë i ndodh duke gjuajtur penalltinë

Publikuar

-

Nga

Ciro Immobile, me 23 gola deri më tani, është golashënuesi më i mirë në 5 kampionatet kryesore europiane. Bomberi italian po kalon një moment fantastik, por sot në takimin e Kupës së Italisë përballë Napolit, ka bërë një gafë qesharake. Lazio e pa veten në disavantazh pas vetëm 2 minutash lojë, pasi Insigne shënoi për […]

LEXO TE PLOTE