Seria A
Video: Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Thumanë

Futbolli na ka treguar shpeshherë që është më shumë se një lojë. Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë.
Video është publikuar në Facebook nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në Facebook.
Dy yjet e Juventusit ju kanë dhuruar fanellat e tyre dy fëmijëve shqiptarë. /CNA.al
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤🙏❤https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 6. Dezember 2019