Connect with Us

Derbi i Shqiptarëve fitohet nga Atalanta/ Gjimshiti ngre peshë stadiumin me golin e tij në minutat shtesë

Seria A

Derbi i Shqiptarëve fitohet nga Atalanta/ Gjimshiti ngre peshë stadiumin me golin e tij në minutat shtesë

Publikuar

-

Atalanta ka marrë një fitore të madhe në Bergamo 3-2 në minutat e fundit ndaj Veronës falë golit të Berat Gjimshitit. Për Veronën luajti nga minuta e parë Rrahmani, ndërsa Kumbulla ishte në stol pasi ende nuk e ka marrë vetën plotësisht nga dëmtimi.

Sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Di Carmines në minutën e 23-të, pas një përgjumje në mbrojtjen e Atalantas. Gjithsesi, bergamaskët reaguan në fundin e pjesës së parë me anë të Malinovskyt.

Verona rimori avantazhin në të 58-tën, ku autor ishte përsëri Di Carmine, i cili finalizoi pas pasimit perfekt të Lazovic. Përsëri reagimi i vendasve nuk vonoi dhe Muriel shënoi nga pika e bardhë në të 64-tën, ndërsa në fund ishte Gjimshiti që i dha fitoren Atalantës.

Mbrojtësi kuqezi shfrytëzoi në maksimum një pasim të Toloit me kokë, duke shkundur rrjetën me goditjen e tij. Festë e çmendur për tifozët dhe lojtarët bergamaskë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia regjistroi numrin rekord të vdekjeve, Tare i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Igli Tare ka folur për situatën e pazakontë në të cilën gjendet Italia. Në vendin fqinj vazhdon të ketë një numër të madh vdekjesh. Gjatë këtyre ditëve të fundit është pritur edhe përmirësimi i situatës, por që nuk po ndodh kurrë. Italia ka publikuar vetëm para pak minutash shifrën zyrtare dhe atje numërohet rekordi më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

E konfirmon prestigjozja italiane: Hysaj do largohet nga Napoli

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj dhe Napoli do të ndahen pas daljes nga karantina. Shkodrani prej merkatos së kaluar është folur se do të ndërrojë skuadër, por ajo që është nisur verën e shkuar do të përfundohet tani. Prej shkurtit diskutohet se Hysaj mund të rinovojë me Napolin, por deklaratat e agjentit të tij dhe raportimet e fundit […]

LEXO TE PLOTE