Connect with Us

Duro: Tiranën e kam mundur gjithmonë, ja për kë do bëj tifo në derbi

Sport

Duro: Tiranën e kam mundur gjithmonë, ja për kë do bëj tifo në derbi

Publikuar

-

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, e pranoi se loja ndaj Tiranës e kënaq, madje edhe më shumë se fitorja me 3 gola dhe me përmbysje.

Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Duro u shpreh se i kishte kërkuar ekipit që të vazhdonte bilancin e tij personal pozitiv ndaj Tiranës, ndërsa theksoi se edhe në derbi, do bëjë tifo për Partizanin, pavarësisht se gjenden para tyre në klasifikim.

Pse një stepje në minutat e para te Kukësi?

Ishte një moment jo vigjilent, që pësuam golin, por e kaluam. Pjesët e para hyjmë me vonesë në lojë. Presioni për objektivat ndikojnë.

Skuadra ka ardhur në rritje. A është ky maksimumi?

Është hera e parë që ekipi ka qenë i plotë. Ishim që javën që kaloi me Bylisin, por ky dy javë na ndihmoi që lojtarët si Shkurtaj, Limaj, Ethemi apo Musta, të rikuperohen dhe ta marrin të plotë stërvitjen. Kanë qenë me pak stërvitje. Sot çdo gjë shkoi pozitive.

Skuadra u automatizua pas 20 minutash. Mesfusha nuk po bënte lidhjen e mbrojtjes me sulmin. Edhe mentaliteti është i lartë, kur kthen një rezultat me 3 gola…

Për kampion, e kam thënë që jemi herët, dhe kampionati është interesant. Sot jam i mendimit se ka qenë ndeshja më e mirë sot, ia thashë dhe çunave. Po të shohim lojën, kemi qenë dominues. Tirana ishte e strukur, dhe ne morëm dominimin e lojës. Edhe ndryshimet bënë efektin e tyre. Më tepër u gëzuam nga mënyra e lojës, se sa nga rezultati.

A mund të përmirësohet ekipi duke mos lënë pikë me të voglat?

Përsëri do kemi vështirësi edhe me ekipet e vogla, por kryesore është fusha jonë, që nuk luajmë krah tifozëve tanë. Të luash 2 herë në Lushnjë, një herë në Shkodër apo Elbasan, pa tifozë, është një element i rëndësishëm. Dëgjoja edhe unë tifozët e Tiranës në stadium, 4-5 kuksianë. Ky është një element me rëndësi në përkrahjen e skuadrës. Nuk dua të kaloj në eufori. Do kemi probleme edhe me skuadrat dytësore. Do luftojmë deri në fund për objektivat

Do bëni tifo për Tiranën në derbi?

Për Tiranën nuk ka shans që të bëj tifo. Nuk është sekret, jam lindur e rritur te Partizani, edhe pse drejtor Kukësin. Jam gjithmonë me Partizanin. Sot i kërkova çunave që të mos më prishin bilancin me Tiranën, përherë kam dal triumfues ndaj tyre.

20 minutat e para, mbrojtja zbriste shumë poshtë. Kur pësuat, u rregulluat. Çfarë mund të bëni më mirë në mbrojtje?

Goli i Tiranës u shënua në minutën e 10-të, në ato minuta me përjashtim të golit, patëm një studim të kundërshtarit. Pas golit, morëm frenat e lojës. Dy mbrojtësit e krahut nuk po dilnin në krah, dhe ia theksova që të dalin sa më shumë, sepse e vendosin Tiranën në vështirësi. Mesi i fushës qarkulloi mirë topin. Tirana mund të fitonte edhe 1-0, futbolli është i çuditshëm, por prisja që të shënonim, sepse Tirana vetëm po priste. Nuk e kam parë ndonjëherë kështu. Ndoshta kjo situatë që ka kaluar ka ndikimet e veta.

Treshja në sulm ka kualitet, por janë me fragmente…

Kanë vrapuar shumë sot. E kam thënë dhe më parë, Abazaj ka ardhur në javën e katërt, pa fazë përgatitore. Jep një kontribut të madh, por pres rritje të lojës së tij. Gavazaj ka pasur oshilacione. Mungesa e lojës vjet ka ndikimin e vet, por sot ka luajtur mirë. Shkurtajt i dihen vlerat, është në disa momente pasiv, por shfaqet rrezikshëm te kundërshtari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

(Foto) Mbrojtësi i Bylisit i bie shkurt: Nuk gjeja dot berber, ndaj…

Publikuar

-

Stivian Janku luan sezonin e tij të dytë në Ballsh. Qendërmbrojtësi nga Delvina është formuar si futbollist në akademinë e Partizanit, por pa mundur të debutojë me fanellën e kuqe në Superiore. Për herë të parë 22-vjeçari ka luajtur në elitën e futbollit në sezonin 2017-2018, duke qenë pjesë e Luftëtarit që e mbylli atë […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Lajm i dhimbshëm/ Futbollisti shqiptar ndërron jetë nga koronavirusi

Publikuar

-

Koronavirus ka marrë një tjetër jetë sot. Në Amerikë, saktësisht në New York, shqiptaro-amerikani, Andre Ljujovic, është ndarë nga jeta, për shkak të këtij virusi famëkeq. Lajmi është raportuar nga gazeta Illyria në Amerikë, një lajm shumë i trishto. Ljujovic ishte futbollist për ekipin e shkollës së tij (Futboll Amerikan, aktivizohej për Cruisaders), ndërsa më […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ylli i Dortmundit bën postimin epik/ Ja si do dukemi pas karantinës (foto)

Publikuar

-

E gjithë bota është paralizuar tashmë nga Coronavirusi dhe shumica e shteteve janë në izolim, me njerëzit që janë të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre. Shumë njerëz, mes tyre edhe futbollistë kanë preferuar t’i qethin flokët e tyre krejtësisht, në mungesë të një berberi, pasi edhe këta të fundit i kanë mbyllur sallonet e tyre. […]

LEXO TE PLOTE