Connect with Us

Gavazaj titullar dhe Et’hemi në stol, ja si do luajë Kukësi sonte kundër Tiranës

Sport

Gavazaj titullar dhe Et’hemi në stol, ja si do luajë Kukësi sonte kundër Tiranës

Publikuar

-

Pas rreth dy javëve ndërprerje të kampionatit e rreth 10 seancave stërvitore, trajneri Shpëtim Duro iu ka dhënë fund përgatitjeve për superpërballjen kundër Tiranës. Ai ka qenë i kënaqur me stërvitjet, sepse ka pasur në dispozicion gjithë organikën. Shkurtaj, Abazaj, Musta, Limaj e Musta janë rikthyer në formën më të mirë.

Ata kanë kapur maksimalisht ritmin e kjo gjë e gëzon 59-vjeçarin. Kukësi fitoi ndaj Bylisit, e ndaj mallakastriotëve u sakrifikua Gavazaj, ndaj kryeqytetasve pritet që prizrenasi të rikthehet në formacionin e parë. Dhe pse ai është në avantazh me Et’hemin, pritet që ish-lojtari i Skënderbeut të luajë nga minuta e parë.

Dhe pse trajneri nuk e ka zbardhur formacionin, gazeta mëson se tekniku pritet që ta rreshtojë në këtë mënyrë ekipin: Dashamir Xhika në portë, mbrojtja do të përbëhet nga katërshja Maliqi, Teqja, Obanor e në të majtë Emiljano Musta. Mesfusha do të udhëhiqet nga Rroca, Musolli e Vesel Limaj, ndërsa sulmi do të rreshtohet me Abazaj në të djathtë, Shkurtajn në qendër e Gavazaj majtas./PanoramaSport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE