Connect with Us

Skuadra e tij po i surprizon të gjithë, Dovedan: Ky është Bylisi im i vërtetë

Sport

Skuadra e tij po i surprizon të gjithë, Dovedan: Ky është Bylisi im i vërtetë

Publikuar

-

Bylisi triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 2-1 duke siguruar 3 pikë të arta që e ngjisin skuadrën ballshiote përkohësisht në vendin e dytë. Në prononcimin pas ndeshjes trajneri Dovedan u shpreh tepër i kënaqur me lojën e skuadrës duke deklaruar se ky është Bylisi i vërtetë.

E ndihmoi ndërprerja e kampionatit Bylisin? Ky është ekipi që unë njoh. Ky është Bylisi i vërtetë. Ky është stili jonë i lojës. Ne kështu luajmë futboll dhe kështu do të luajmë deri në fund.

Taktika e përdorur për t’i mundur të kuqtë e Partizanit? Jo vetëm ndaj Partizanit, por unë kërkoj që të presojmë lartë, të jemi agresivë dhe t’ia bëjmë jetën e vështirë çdo kundërshtari. Pavarësisht se kemi humbur, edhe në 2 ndeshjet e para ekipi ka qenë në formë të mirë.

Kush është më i mirë Hidi apo Guindo? Nuk mund të them kush është më i mirë. I gjithë ekipi ishte në formë optimale. E kam vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetje. Çunat kanë bërë atë që kam kërkuar, për këtë jam i kënaqur, dhe i përgëzoj.

Asnjë skuadër nuk përballon dot rritmin e Bylisit? Keni plan B? Kam plan B, varet nga rezultati dhe nga ajo që na jep fusha e lojës. I besoj shumë presingut dhe lojës 1 kundër 1.

Pse nuk festuat te goli i dytë? Pse ndryshoi shiriti i kapitenit? Kemi menduar ta ndryshojmë shiritin dhe na doli për mirë. Më erdhi natyrshëm mos festimi i golit. Isha në tension. I druhesha Partizanit deri në momentin e fundit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: