Connect with Us

Tirana në kaos, trajneri Ahmataj i habit të gjithë me dekalratën e tij

Sport

Tirana në kaos, trajneri Ahmataj i habit të gjithë me dekalratën e tij

Publikuar

-

Tirana regjistroi një tjetër humbje në kampionat, duke i kompromentuar ndjeshëm objektivat që 24 herë kampionët e vendit kanë këtë sezon. Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 1-3 nga Kukësi. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i Tiranës, Ahmataj, foli për humbjen e sotme duke u shprehur:

“Është shumë e vërtetë që dëmtimet na penalizuan. Nuk mund të bënin ndërrime të tjera. Jemi detyruar të prisnim deri në fund për ndërrimin e tretë. Të humbësh 2 lojtarë të rëndësishëm është shumë.

Pjesa e dytë – Presionin e rezultatit e vuajnë lojtarët. Funksionon çdo gjë në minutat e para. Jemi më të kthjellët, pastaj çdo gjë sfumohet. Ndoshta nuk kanë edhe gjendjen fizike të duhur. Po aktivizojmë edhe lojtarët e akademisë. Kemi shumë dificite. Karabeci nuk ishte i gatshëm pasi ishte me temperaturë.

Gjendja fizike – Lojtarë të veçantë kanë qenë të dëmtuar dhe kanë mangësi në stërvitje. Kjo ndikon në minutat e lojës dhe në vazhdim. Gjendja fizike e lojtarëve ndikon në rendimentin e lojës.

Problemet dhe ndryshimet – Ishim të detyruar që me ata lojtar të përfundonim ndeshjen. Gabimet individuale na çuan në marrjen e penalltisë. Skuadra e vuan pjesën e rezultatit, kjo ndikon shumë në anën psikologjike.

Penalltia e shkaktuar nga Torasa – Një lojtar me aq shumë eksperiencë nuk mund të jetë aq i nxituar. Nuk mund ti jap dot shpjegim gabimeve që ndodhin brenda. Duhet të jenë më të qetë, nuk ishte rast flagrant. Ne kishim gjithë skuadrën të kthyer në ato momente.

Zëvendësimet – Kishim mundësi të tjera për ta rregulluar skuadrën dhe për ta forcuar. Bathën e kemi lëvizur sepse na penalizuan dëmtimet. Në qarkullim dilnim si 3-4-3. Lojtarët e mbrojes harruan që duhet të krijonin distancën në momentet e caktuar. Kur skuadra zbaton detyrat kemi krijuar raste dhe kemi shënuar. Nuk do ishin këto zëvendësimet, po mos kishim dëmtime. Mucci ishte një alternativë për sulmues të dytë.

Kontigjenti – Kemi përdorur lojtarë të akademisë sepse ka mbipopullim në një repart, ndërsa në një rol tjetër nuk ka. Në këto moment nuk kemi asnjë lloj zgjidhje tjetër. Për të rregulluar këtë gjë, duhet një kohë merkato.

Pse ishin të frikësuar lojtarët? Po ta shikoni lojën, tërheqje pafund mbrapa, ndërkohë që detyrat ishin para. Vajtja me vonesë nëpër presingje, sjell që kundërshtari të shfaqet me fytyrë nga porta dhe të jetë e vështirë dalja. Duhet kohë që t’i bindësh lojtartët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: