Connect with Us

Bregu titullar, Daja: Në Durrës luajmë vetëm për një qëllim

Sport

Bregu titullar, Daja: Në Durrës luajmë vetëm për një qëllim

Publikuar

-

Skënderbeu do të kërkojë vijimësinë e rezultateve pozitive edhe këtë javë. Pas dy fitoresh radhazi përballë Bylisit në transfertë dhe në shtëpi ndaj Tiranës, bardhekuqtë do të kërkojnë suksesin edhe në Durrës. Për trajnerin Ilir Daja, pavarësisht situatës së krijuar së fundmi, ndeshja është e një vështirësie të veçantë. Këtë herë, Skënderbeu ka rikuperuar Bregun.

Daja, rikthehet kampionati, si e shikoni këtë ndeshje?

Do të jetë një takim që, për hir të së vërtetës, do të ketë një specifikë të veçantë nga një ndeshje radhe. Nuk përjashtohet mundësia që ekipet të jenë të tronditura edhe nga ajo që ndodhi. Gjithsesi, tani jemi më larg situatës së krijuar dhe kam përshtypjen se do të mund të fokusohemi vetëm te futbolli.

A do të jetë Teuta një kundërshtar më i vështirë? 

Teuta mbetet një kundërshtar i vështirë, edhe për vetë faktin se ka një ekip me elementë të rinj, por mjaft cilësorë. Kjo e bën skuadrën që të jetë e organizuar mirë. Situata në të cilën ndodhet kundërshtari nuk është brenda pritshmërive sezonale, kështu që do të kërkojë të rikthehet te sukseset për t’u ngritur në renditje. Mbetet një takim i vështirë, ashtu siç është çdo ndeshje e këtij kampionati.

Skënderbeu, në kërkim të një tjetër suksesi apo edhe 1 pikë mjafton? 

Pa dyshim që Skënderbeu, për nga ndërtimi i këtij klubi, është gjithmonë i fokusuar te suksesi dhe nuk shkon në një takim për të menduar rezultat tjetër veç fitores. Ne do të shkojmë atje për të marrë maksimumin e mundshëm dhe për këtë duhet të japim më të mirën. Nëse japim gjithçka sa kemi, atëherë edhe rezultati do jetë i mirë.

Kjo do të thotë se nuk kënaqeni me vetëm një pikë? 

Gjithçka është në varësi të lojës dhe fragmenteve të saj. Do të isha i kënaqur me një pikë në rast se ekipi do shprehet siç bëmë në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Kukësit. Por në këtë moment pikët janë më të rëndësishme se gjithçka, prandaj do mundohemi të marrim maksimumin.

Sa pozitivisht ndikoi shtyrja e kampionatit te Skënderbeu? 

Ajo situatë e krijuar nuk të lejonte të luaje futboll apo të mendoje për këtë gjë. Normalisht patëm më shumë kohë për të rikuperuar plotësisht disa lojtarë dhe për të kthyer Bregun, i cili duket se do të jetë i gatshëm. Kjo na bën mirë, pasi do kemi ekip më të plotë.

Duke parë ecurinë e kampionatit, ky ekip a mund të synojë më shumë?

Nuk duhet të kemi këtë ide për të ecur përpara. Le të mos krijojmë diskutime, por të mendojmë në fushë ndeshje pas ndeshjeje për të marrë rezultat sa më pozitiv. Llogaritë bëhen në fund dhe deri atëherë duhet të bëjmë më të mirën tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Fitore e madhe e Napolit ndaj Juventusit/ Hysaj protagonist

Publikuar

-

Juventusi ka djegur mundësinë më të mirë që të shkëputet në krye të Serie A, pasi është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Napoli. Të besuarit e Sarrit kishin mundësinë të shkonin +6 nga Interi në vend të dytë dhe +8 nga Lazio, por nuk ia dolën të fitonin në transfertën napolitane. Zielinski dhe Insigne shënuan […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Video: Neymar shënon supergol dhe ia dedikon Kobe Bryant

Publikuar

-

Neymar kalon Parisin në avantazh në minutën e 28’ të takimit me një gol të bukur nga hyrja e zonës. Pas një kombinimi me Verrattin, braziliani ka goditur me mjeshtëri duke dërguar topin në trekëndëshin e djathtë. Ky ishte goli i shtatë radhazi në Ligue 1, teksa më pas ka ardhur edhe goli i dytë, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Tragjedia Bryant merr përmasa të mëdha/ Konfirmohet edhe vdekja e vajzës së tij, vetëm 13 vjeç

Publikuar

-

Bota e sportit është tronditur sot nga vdekja e basketbollistit legjendar, Kobe Bryant. 41 vjeçari u nda nga jeta pas një përplasje me helikopter pak minuta më parë në Kaliforni. Së bashku me Bryant, kanë mbetur të vdekur dhe katër persona të tjerë dhe pak çaste më parë, u konfirmua se vajza e tij, Gianna […]

LEXO TE PLOTE