Connect with Us

Cungu ka krijuar një Laç të frikshëm: Ja pse kishte ardhur Flamurtari sot

Sport

Cungu ka krijuar një Laç të frikshëm: Ja pse kishte ardhur Flamurtari sot

Publikuar

-

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, u shpreh i kënaqur me fitoren që ekipi i tij arriti ndaj Flamurtarit në shtëpi. Cungu e pranoi në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, se pjesa e parë u harxhua nga ekipi i tij, pasi lojtarët u futën në një tension duke kërkuar golin sa më shpejt, por në të dytën goli i shënuar që në fillim i qetësoi dhe ua bëri gjërat më të thjeshta.

Ecuria e Laçit..

Është një ecuri e mirë, pavarësisht ndeshjes me Partizanin që nuk morëm atë që pritnim. Normale, nuk mund të jesh gjithmonë në ditë të mira. Sot ishte fitorja e tretë, me 3-0, duke parë edhe fitoren në Korçë 1-4. Jemi të kënaqur me këtë ecuri.

Pjesa e parë a ishte e falur?

E drejtë, patëm një shkëputje të kampionatit për 2 javë, dhe ekipet si Vlora, janë pothuajse ekipet më të rrezikshme për t’u mundur. Vijnë pa pretendime, dhe nuk kanë çfarë humbin, ndaj një ekipi si Laçi që ka objektiva. Prej 2 javësh i bëja këtë thirrje lojtarëve. Ndoshta ka qenë tensioni apo dëshira për ta marrë sa më shpejt këtë fitore. Por, nuk merren gjërat me dëshirë në futboll, duhet të jemi të duruar dhe me mendjen në fushë. Në pjesën e dytë, çunat e kuptuan dhe tentuan të ishin të qetë psikologjikisht. Goli erdhi kur e përgatitëm, dhe pasi shënuam u bë më e thjeshtë për ne.

Jeni i kënaqur me organikën nëse ju kërkohet diçka e madhe këtë sezon?

Realisht jam i kënaqur me djemtë. Që kur kam ardhur, kanë bërë ndeshje të mira me rezultate bindëse. Ekipi patjetër që ka nevojë për afrime, dhe drejtuesit po mendojnë për këtë. Kampionati ka problemet e veta, dhe duhet organikë më e plotë. Për të qenë në Europë, duhet edhe një kontingjent më i madh. Klubi po punon për merkato në janar. Është e vështirë të gjesh lojtarët e duhur në janar, por ambicia e klubit nuk mungon, dhe kjo është shtysë për të ecur para këtë sezon.

Hapësirat që krijojnë sulmuesit duhet të kapen nga mesfushorët…

E drejtë, kundërshtari kishte ardhur me shumë forca në mbrojtje. Nuk na la hapësira, dhe na e vështirësoi. Nuk është e lehtë t’i çash këto ekipe që nuk kanë çfarë të humbasin, dhe në thonjza të na bënin “dëm” neve. Po të kishim qetësi në pjesën e parë, do bënim zgjidhje më të thjeshta të rasteve. Kur nuk shënon me këto ekipe, rrit tensionin te ekipi. Lushkja është një nga lojtarët që futet gjithmonë nga mesfusha në sulm për të shfrytëzuar hapësirat, por jo gjithmonë të jepet mundësia ta bësh këtë. Ata duhet të jenë sa më shpesh te zona kundërshtare, sepse po rezultojnë efikas.

Ofertat në janar, si do veprojë klubin për lojtarë që mund të largohen? A mund të zëvendësohen?

Kjo është një pyetje që u duhet bërë drejtuesve, unë nuk i di as kontratat si i kanë. Në janar nuk ofrohet ndonjë gjë cilësore për të zëvendësuar këto lojtarë, por Laçi nuk ka ndalur asnjë lojtar për t’u provuar në një kampionat më të fortë. Lojtarë si Uzuni, Çokaj apo Mersinaj kanë dalë nga ky ekip. I bën mirë edhe klubit për të forcuar pozitat financiare, si dhe lojtarëve për të rritur karrierën e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zbulohet debati, futbollistët e Barçës kapen keq mes tyre

Publikuar

-

Situata te Barcelona nuk është aspak e qetë. Mediet spanjolle kanë zbuluar se pas përfundimit të pjesës së parë ndaj Valencias ka patur një bisedim të zjarrtë mes lojtarëve. Ata e kanë kuptuar se skuadra e tyre nuk po shkonte mirë dhe kanë patur kritika ndaj njëri-tjetrit. Një nga lojtarët ka folur ashpër, pavarësisht se […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E mbani mend Demten e Skënderbeut? Nuk do e besoni ku ka firmosur sot

Publikuar

-

Nga

Benejam Demte njihet nga të gjithë në futbollin shqiptar, për atë që ai tregoi me Skënderbeun në kompeticionet europiane Mesfushori nga Etiopia, luajti nga viti 2017 deri në 2019 me bardhekuqtë, me të cilët tregoi paraqitje shumë të mira. Para një viti lojtari u larua nga Skënderbeu për të kaluar te suedezët e Sirianska. Megjithatë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: Martinez shkund rrjetën, “gjyshi” i ri i zikaltërve direkt protagonist

Publikuar

-

Interi ka zhbllokuar rezultatin ndaj Cagliarit në minutën e 29′. Ekipi vendas shënoi me të zakonshmin Lautaro Martinez që mori një asist përfekt nga Ashley Young. Argjentinasi goditi fort me kokë dhe përshëndeti rrjetën. Kujtojmë se 35-vjeçari Young vetem këtë javë u zyrtarizua si lojtar i Interit dhe bëhet protagonist që në ndeshjen e parë.

LEXO TE PLOTE