Connect with Us

Histori frymëzuese/ Njihuni me trajnerin e shurdhët të futbollit

Sport

Histori frymëzuese/ Njihuni me trajnerin e shurdhët të futbollit

Publikuar

-

Futbolli është një lojë ekipore, ku rezultati në fund merret dhe respektohet nga të gjithë. Peshën më të madhe në skuadër e ka trajneri, i cili duhet të japë llogari për gjithçka.

E në shumicën e rasteve, trajneri është ai që bërtet nga vijat kufizuese, prandaj shpesh, i shikojmë të ngjirur. Por, Ben Lampert nuk është rasti.

Fatkeqësisht, 34-vjeçari është i shurdhët dhe udhëzimet nga vijat kufizuese transmetohen përmes gjuhës së shenjave. Tekniku drejton në një prej akademive më të mëdha në Angli, ku stërvit ekipin e moshave të Brentford FC Community Community Trust.

Në një intervistë të gjatë për “AFP”, Lampert ka folur për adrenalinën që i jep futbolli, pritshmëritë nga tifozët dhe drejtuesit, si dhe objektivat.

“Dëshiroja që të hidhja poshtë barrierat dhe që mund të tejkalohen. Grupmosha që stërvit nuk ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi nëse është 18-vjeç apo më i vjetër. Është një çështje e arritjes dhe të bërit shembull, ku njerëzit e shurdhër mund të bëjnë çdo punë në jetën e tyre.

“Ata mendojnë se është e pamundur për unë ose ndonjë person të shurdhët që të drejtoj një ekip futbolli. Kur unë kam mundësinë të flas me këta njerëz, ata e kuptojnë këtë.

“Ka të bëjë vetëm me komunikimin. Në fund të ditës, ka metoda të tjera për komunikim, nuk është thjesht një gjë e njëanshme. Nuk ka aspak befasi, sipas mendimit tim, që qënia shurdh të pengojë për të drejtuar një ekip profesionist, skuadër që shpresoj ta drejtoj në të ardhmen,” tha mes të tjerash, Lampert.

Në të shkuarën, Lampert është aktivizuar me kombëtaren britanike të futbollit që fitoi titullin e “Deaflympics 2005” në Australi, si dhe mbajti pishtarin në Lojërat Olimpike 2012. /oranews.tv

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Video: Neymar shënon supergol dhe ia dedikon Kobe Bryant

Publikuar

-

Neymar kalon Parisin në avantazh në minutën e 28’ të takimit me një gol të bukur nga hyrja e zonës. Pas një kombinimi me Verrattin, braziliani ka goditur me mjeshtëri duke dërguar topin në trekëndëshin e djathtë. Ky ishte goli i shtatë radhazi në Ligue 1, teksa më pas ka ardhur edhe goli i dytë, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Tragjedia Bryant merr përmasa të mëdha/ Konfirmohet edhe vdekja e vajzës së tij, vetëm 13 vjeç

Publikuar

-

Bota e sportit është tronditur sot nga vdekja e basketbollistit legjendar, Kobe Bryant. 41 vjeçari u nda nga jeta pas një përplasje me helikopter pak minuta më parë në Kaliforni. Së bashku me Bryant, kanë mbetur të vdekur dhe katër persona të tjerë dhe pak çaste më parë, u konfirmua se vajza e tij, Gianna […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Gjici: Loja më kënaqi, gjobën nuk e vura unë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici u shfaq i përmbajtur pas fitores kundër Partizanit në “Air Albania” 1-0. Pas fitores së rëndësishme të verilindorëve, Gjici i kërkoi skuadrës dhe stafit teknik që të përmirësojë paraqitjet në fushë duke kujtuar se nuk duhet të përsëriten hapat fals me ekipet e vogla, si në rastin e […]

LEXO TE PLOTE