Connect with Us

Pas humbjes ndaj Lazios, Juventusi merr goditjen tjetër të radhës

Seria A

Pas humbjes ndaj Lazios, Juventusi merr goditjen tjetër të radhës

Publikuar

-

Kur të vjen e keqja, hapi derën. Kështu po ndodh edhe me Juventusin. Pas humbjes së djeshme 3-1 në “Olimpicos” ndaj Lazios, bardhezinjtë kanë marrë sot një tjetër lajm të keq.

Përveç 3 pikëve, Juventusi ka humbur edhe një nga mesfushorët më të mirë që ka në dispozicion, Rodrigo Bentancur. Uruguajani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, deri në momentin që u detyrua të largohej për shkak dëmtimi.

“Bentancur ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes me Lazion dhe sot ka nisur rikuperimin. Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë”, shkruan klubi i Juventusit në një komunikate zyrtare.

Ky është një lajm i keq për Sarrin, që duhet të bëjë pa një tjetër mesfushor, pasi edhe Ramsey dhe Can janë po ashtu të dëmtuar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: