Connect with Us

Pritja e De Biazit merr fund, ish-trajneri i kombëtares gati të marrë në drejtim ekipin e Serisë A

Seria A

Pritja e De Biazit merr fund, ish-trajneri i kombëtares gati të marrë në drejtim ekipin e Serisë A

Publikuar

-

Xhani De Biazi kthehet përsëri mes kandidatëve për të marrë drejtimin e një klubi në Serinë A. Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka qenë sot në tribunë në ndeshjen mes Spal dhe Breshias, pasi është kandidat kryesor për t’u ulur në pankinën e skuadrës së Eterit Berishës.

Spal u mund sot nga Breshia me shifrat 1-0 dhe rrezikon seriozisht që të mbetet në grupin e ekipeve që mund të bien nga Seria A. Trajneri Leonardo Sempliçi, duket gjithnjë e më shumë drejt largimit nga klubi, edhe pse e mori atë në Lega Pro në vitin 2014 dhe e ngjiti deri në Serinë A, shkruan “Vipsport.al”.

Tifozët mendojnë se skuadra nuk po shpreh potencialin e saj dhe klubi ka filluar të shohë alternativa të tjera, me De Biazin mes emrave kryesorë për t’u ulur në stolin e një klubi të cilin e ka drejtuar 20 vite më parë, në sezonet 1997-1999, në fillimet e tij si trajner. Ish-tekniku i kuqezinjve ishte sot në tribunë, ashtu si edhe Xhixhi Del Neri, një tjetër kandidat potencial për të marrë drejtimin e skuadrës nëse vendoset që të ndryshohet trajneri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia regjistroi numrin rekord të vdekjeve, Tare i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Igli Tare ka folur për situatën e pazakontë në të cilën gjendet Italia. Në vendin fqinj vazhdon të ketë një numër të madh vdekjesh. Gjatë këtyre ditëve të fundit është pritur edhe përmirësimi i situatës, por që nuk po ndodh kurrë. Italia ka publikuar vetëm para pak minutash shifrën zyrtare dhe atje numërohet rekordi më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

E konfirmon prestigjozja italiane: Hysaj do largohet nga Napoli

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj dhe Napoli do të ndahen pas daljes nga karantina. Shkodrani prej merkatos së kaluar është folur se do të ndërrojë skuadër, por ajo që është nisur verën e shkuar do të përfundohet tani. Prej shkurtit diskutohet se Hysaj mund të rinovojë me Napolin, por deklaratat e agjentit të tij dhe raportimet e fundit […]

LEXO TE PLOTE