Connect with Us

Skandali në Superligë, FSHF harron të pezullojë futbollistin e Partizanit

Sport

Skandali në Superligë, FSHF harron të pezullojë futbollistin e Partizanit

Publikuar

-

Futbolli shqiptar do duhen vite të pastrohet. Vetë mënyra se si funksionojnë klubet, mënyra se si shteti e sheh atë, mënyra se si organizohet gara, lë shtigje të pafundme për të gjetur probleme.

Gjithsesi  nuk mundet që në vitin 2019, kur presidenti i UEFA-s vjen dhe inauguron një stadium ku pretendojmë të organizojmë një finale Superkupe Europe, të gabohet edhe ne numërimin apo hedhjen në sistem të të dhënave të ndeshje në mënyrë të saktë.

Paqartësitë janë të mëdha shpesh në lidhje me kartonët e verdhë dhe nuk është çudi që ndonjë të fshihet edhe me qëllim. Nuk aludojmë për rastin që po trajtojmë dhe që lidhet me futbollistin Ron Broja, i ndëshkuar në ndeshjen me Bylisin me karton të verdhë. Nga informacionet e marra në FSHF, thuhet se mesfushori para asaj ndeshjeje kishte dy kartonë të verdhë.

Nëse bën një kërkim të thjeshtë në faqen ueb të Federatës Shqiptare të Futbollit, vë re se figurojnë edhe kartonët e verdhë të ndeshjeve kundër Vllaznisë dhe Kukësit. Me llogaritë e bëra në FSHF, mesfushori mund të luajë në derbi me Tiranën. Gjithsesi llogaritë, ose më saktë të dhënat në sistemin “Commeta” nuk janë hedhur reale, pasi Broja është ndëshkuar me karton të verdhë edhe në derbin e parë.

Nga pamjet filmike shikohet qartë që arbitri i asaj ndeshjeje, Kridens Meta, e ndëshkon me karton të verdhë mesfushorin e Partizanit për ndërhyrjen që i bën argjentinasit Agustin Torassa. FSHF zakonisht i hedh “live” të dhënat e ndeshjeve dhe delegati Lysien Nyrishmi e ka parë dhe e ka shënuar kartonin e Brojës, por arbitri nuk e ka hedhur në sistem dhe kështu mesfushori numëron një karton më pak “me letra”.

Kjo tregon se raste të tilla mund të përsëriten dhe në ndonjë ndeshje të luajë edhe ndonjë i pezulluar, çka do të thotë shtrembërim i pastër i garës. Në të shkuarën ka ndodhur që Renato Arapi të luante për Skënderbeun, edhe pse e kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe i ishin faktuar me pamje filmike. Mbetet të shihet nëse do të përsëritet e njëjta histori. Fakt është që Broja ka katër të verdhë dhe nuk duhet të aktivizohet në derbi. Por sa raste “Broja” mund të ketë gjatë garës? Ky është problemi më i madh… /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Edi Reja vlerëson sjelljen e kryeministrit shqiptar: Është xhentil

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”. Atje është shprehur se nuk është fare i surprizuar nga ndihma e vendit tonë kundrejt Italisë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka: Dy zyrtarë të FSHF-së janë infektuar me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Si në shumë botën, Koronavirusi ka prekur në anën financiare edhe futbollin në Shqipëri, që tashmë është në vështirësi të mëdha. FSHF-ja ka dalë hapur ku ka kërkuar ndihmë nga qeveria shqiptare, për tu përfshirë edhe sektori i sportit në paketën e kompesimit, pasi rrezikohet falimentimi. Megjithatë qeveria, ende nuk e ka reaguar për këtë. […]

LEXO TE PLOTE