Connect with Us

Skënderbeu nuk ia diti vlerën, Guindo ka marrë për dore Bylisin drejt sukseseve

Sport

Skënderbeu nuk ia diti vlerën, Guindo ka marrë për dore Bylisin drejt sukseseve

Publikuar

-

Saliu Guindo, sulmuesi i Bylisit, është pa dyshim një lojtar me vlera te ballshiotët edhe për nga stili i lojës. Guindo, që ka luajtur edhe me Kombëtaren e Malit, erdhi në Ballsh në janarin e shkuar dhe tani është optimist dhe beson se do të shënojë edhe më shumë me fanellën e Bylisit.

Një lojtar modern, pasi luan edhe pas sulmuesit kryesor, kthehet në mbrojtje, por luan edhe nga krahët duke mos u lodhur për 90 minuta. Javët e fundit është “markuar” edhe nga 2-3 mbrojtës kundërshtarë, por ka ditur të spikasë.

Pas suksesit me Partizanin, ku ai shënoi edhe golin e fitores, për “Panorama Sport” u shpreh: “Po bëj detyrën. Jam sulmues dhe dua që në radhë të parë të luaj, të bëj më së miri detyrat dhe skuadra të diktojë duke realizuar synimet. Normalisht, një sulmues i mirë matet me gola, por një lojtar i mirë shihet edhe sa vrapon dhe çfarë bën gjatë ndeshjes.

Në Ballsh jam shumë mirë, madje tani mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë për veten time. Një klub që më do, ku unë luaj dhe shpreh vlerat. Kemi një trajner të madh që na ndihmon dhe na rrit profesionalisht. Më mungonte goli ndaj Partizanit. I kam i shënuar Tiranës, Kukësit apo Skënderbeut dhe Flamurtarit. Erdhi radha t’i shënoja edhe Partizanit. Me pëlqen t’u shënoj ekipeve të mëdha. Por u jam mirënjohës edhe shokëve, sepse më mbështesin dhe më asistojnë”.

Synimet

Saliu Guindo ka realizuar 5 gola deri më tani dhe synimet janë për më shumë, duke qenë se është në kulmin e karrierës dhe me grupin që ka Bylisi e realizon qëllimin. “Dua që të shënoj sa më shumë gola. Punojmë shumë në stërvitje, rrimë të grumbulluar dhe jemi në grup. Kjo është arsyeja pse Bylisi ka sukses dhe merr rezultate.

Ne duam që të ruajmë këtë ritëm, të punojmë me seriozitet dhe deri në fund të kësaj pjese të parë të marrim pikët maksimale”, tha Saliu Guindo, sulmuesi kryesor i Bylisit. Për transfertën e Vlorës ballshiotët kanë shumë mungesa të sigurta, me lojtarë të pezulluar nga kartonët dhe të dëmtuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Starova gjen zgjidhjen për gabimet e arbitrave: Ja çfarë duhet bërë

Publikuar

-

Nga

Kampionati shqiptar vazhdon të dhurojë polemika të shumta çdo javë dhe java e 19 nuk ka kaluar pa probleme. Ndërkohë, trajneri Sulejman Starova u shpreh se në këtë kampionat nuk flitet për teknologji por të paktën duhet të kishte 6 gjyqtarë në çdo ndeshje. Në emisionin “Pressing”, Starova analizoi edhe kampionatin. “Duke përmendur defektet e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kërcënon hapur Kapllanaj: Mos u çuditsni kur kampionati të mbetet me 9 ekipe

Publikuar

-

Nga

Dy humbjet e fundit në kampionat, kanë trazuar ambientin në kampin e Bylisit dhe presidenti Besnik Kapllanaj u shpreh për emisionin “Pressing” se kampionati mund të vazhdojë me 9 skuadra nëse nuk merren masa. Situata te klubi ynë është bërë e vështirë sepse ka dy ndeshje ku flasin faktet. Nuk e di as unë vetë […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Formacioni më i mirë i javës së 19-të/ Dominon Tirana, Kukësi dhe Vllaznia

Publikuar

-

Nga

Ky është formacioni më i mirë për javën e 19-të të Superiores sipas “Sport Ekspres”. Jeni dakord?

LEXO TE PLOTE