Connect with Us

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës

BundesLiga

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës

Publikuar

-

Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj Barcelonës, për të prerë biletën. Edhe pse katalanasit vinin sot me shumë mungesa dhe vetëm me Antoine Griezmann ( më pas në vendin e tij u fut Suarez) nga formacioni i zakonshëm dhe me shumë lojtarë të rinj, në fund fituan 1-2.

Katalanasit shënuan me Carles Perez 23′, Interi barazoi me Lukakun në 44′. Goli që i dha goditjen finale Interit u shënua në minutën e 87′ nga Ansu Fati.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dortmundi fitoi në fushën e tij 2-1 ndaj Salvia Prague dhe falë dhuratës së Barcelonës, kualifkohet më tej. Verdhezinjtë shënuan me Jadon Sancho 10′, miqtë barazuan me Soucek në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 60′, Jadon Sancho bëhet sërish protagonist dhe jep asistin e golit të shënuar nga Brandt. Barcelona dhe Dortmundi në fazën tjetër të Champions League, Interi shkon në Europa League, Slavia Prague e mbyll këtu aventurën europiane. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E bujshme, futbollisti i Kombëtares futet në historinë e Bundesligës

Publikuar

-

Nga

Paderborni i Klaus Gjasulës ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesligë, teksa ka mundur me rezultatin 0-2 Freiburgun. Nga minuta e parë e ka nisur edhe mesfushori i Shqipërisë te Paderborni, që është zëvendësuar në minutën e 75. Pas këtij triumfi kjo skuadër ngjitet me pikët dhe ka më shumë shpresa për të […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayerni bën manita, turpëron Schalken

Publikuar

-

Bayern Munich ka marrë fitoren e pestë radhazi në Bundesliga pasi ka mundur 5-0 Schalke-n në javën e 19-të. Një sukses që i ka ngjitur bavarezët në vendin e dytë të renditjes dhe i ka çuar vetëm një pikë larg Leipzig-ut kryesues. Siç kuptohet edhe nga rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për skuadrën e […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Çfarë gafe nga portieri, Lewandowski shënon për Bayernin (video)

Publikuar

-

Bayern Munchen ka kaluar shumë shpejt në avantazh në përballjen me Schalke 04, teksa i janë dashur vetëm 7 minuta për të shkundur rrjetën. Një gafë e portierit mik solli edhe goli, me Perisic që pasoi për Lewandowski, i cili nuk gaboi, duke çuar në festë tifozët e tij. Lewandowski marca para sua equipe Lewandowski […]

LEXO TE PLOTE