Connect with Us

Lojtarët nuk dolën në stërvitje se s’kanë marrë rrogat, Takaj: E zgjidh nesër këtë punë

Sport

Lojtarët nuk dolën në stërvitje se s’kanë marrë rrogat, Takaj: E zgjidh nesër këtë punë

Publikuar

-

Tetë herë kampionët e vendit kanë hasur vështirësi financiare që pas dënimit 10 vjeçar nga UEFA dhe tashmë kriza financiare sapo ka dhënë efektet e para tek Klubi i Skënderbeut. Ditën e sotme futbollistët e klubit korçar kanë refuzuar të dalin në  stërvitje dhe kjo për shkak të pagave të pa dhëna.

Nga ajo që mësohet paraprakisht, lojtarët e klubit të Skënderbeut kanë 3 muaj pa u paguar, ndërsa më të vjetërit në ekip kanë dhe muaj të pa shlyer nga sezoni i kaluar.

Newsport.al ka arritur të komunikoj me presidentin e Klubit të Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili nuk ka mohuar situatën në klubin që drejton. Në fjalën e tij Takaj tha se është e vërtetë ajo që ka ndodhur, ndërkohë për zgjidhjen e situatës do të bisedonin nga e nesërmja. Ndërkohë mohon që të jetë një problem tjetër përveç pagave.

“Është e vërtetë ajo që ka ndodhur. Tani me pagat ka vonesa, siç ndodh sa herë në Superiore. Nuk është diçka që nuk dihet. Nuk kemi patur probleme të tjera. Zgjidhja? Nesër do të bëjmë një takim me lojtarët, kush ka prapambetje me pagat dhe do të shohim ti japim zgjidhjen”, u shpreh presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vazhdojnë thirrjet “Rama IK”, tifozët nuk ndalen as në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Publikuar

-

Nga

Mesa duket thirrjet në korr ‘Rama ik’ janë shndërruar tanimë në një traditë në çdo ndeshje futbolli. Tifozët çohen nga vendi dhe brohorasin me të madhe thirrje kundër kryeministrit të qeverisë. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Skënderbeu’ në Korçë, mes skuadrave Skënderbeu dhe Partizani. Teksa nis ndeshja, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Partizani i bëri dalje, Ekuban i befason të gjithë me klubin e ri

Publikuar

-

Nga

Partizani njoftoi ditën e djeshme mbylljen e bashkëpunimit me Josef Ekuban, i cili u afrua në verë nga Verona në formën e huazmit. Sulmuesi nuk bindi me paraqitjet e tij tek të kuqtë dhe për këtë arsye drejtuesit kryeqytetas vendosën ta largojnë. Nuk ka vonuar shumë dhe lojtari ka gjetur ekipin e ri do të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Immobile bëhet gazi i botës, shikoni çfarë i ndodh duke gjuajtur penalltinë

Publikuar

-

Nga

Ciro Immobile, me 23 gola deri më tani, është golashënuesi më i mirë në 5 kampionatet kryesore europiane. Bomberi italian po kalon një moment fantastik, por sot në takimin e Kupës së Italisë përballë Napolit, ka bërë një gafë qesharake. Lazio e pa veten në disavantazh pas vetëm 2 minutash lojë, pasi Insigne shënoi për […]

LEXO TE PLOTE