Connect with Us

Media e njohur angleze mahnitet nga Olainka: Në Shqipëri fitonte 100$ në muaj, tani shkëlqen në Champions

Sport

Media e njohur angleze mahnitet nga Olainka: Në Shqipëri fitonte 100$ në muaj, tani shkëlqen në Champions

Publikuar

-

Ish-futbollisti i Bylisit dhe Skënderbeut në Shqipëri, Piter Olainka, po merr vëmendjen e shumë mediave nëpër Europë, pas paraqitjeve mjaft të mira me Slavian e Pragës në Champions League, ku i shënoi edhe Interit në “San Siro”.

Gjiganti mediatik anglez, BBC, i ka kushtuar një artikull të gjatë, ku vetë sulmuesi rrëfen historinë e tij që nga nisja e karrierës, mbërritja në Shqipëri ku fitonte vetëm 100 dollarë në muaj, e deri tani ku ka arritur majat e larta të futbollit europian.

Gjashtë vjet më parë shikoja Lionel Mesin, Romelu Lukakun, Zherard Piken dhe Aksel Vitsel në televizor nga Nigeria dhe është jashtëzakonisht e pabesueshme që të luaj ndaj tyre në Champions League. Jeta ime ka qenë me shumë tatëpjeta për të arritur këtu, por ja ku jam dhe e shkuara thjesht më nxit që të eci përpara”, është shprehur fillimisht ai.

BBC shkruan se karriera profesionale e 24-vjeçarit ka pasur shumë sfida. Ai ka luajtur në fushat e varfra të Nigerisë, në Shqipëri, Qipron e Veriut dhe Belgjikë. Olainka e nisi karrierën me klubin amator Baba Boss përpara se t’i bashkohej skuadrës së moshave të Bylisit të Ballshit në vitin 2012. Këtu ai provoi të luante për një pagë të ulët, por gjithashtu edhe të ftohtin që nuk e kishte ndjerë kurrë kaq shumë sa në Ballkan.

“Kur arrita në Shqipëri kisha vetëm atletet, shpresat dhe ëndrrat. Nuk dija asgjë për Gadishullin Ballkanik. Ngrije së ftohti prandaj u ndjeva vetëm dhe nuk mund të flisja gjuhën. Ishte shumë e vështirë, por dëshira ime për t’ia dalë në futboll dhe Europë më ngrohte zemrën sepse nuk mund të kthehesha i dështuar në Nigeri”, thotë ai.

Pas ndeshjeve të mira me ekipet e moshave, ai kaloi në ekipin e parë të Bylisit ku luajti në 14 ndeshje dhe shkëlqeu në Kupë.

Kur arrita në Shqipëri luaja për të rinjtë dhe merrja 100 dollarë në muaj. Rroga vonohej ndonjëherë dhe duheshin javë që ta merrje. Nuk isha i lumtur dhe doja të fitoja më shumë. Familja dhe miqtë kishin pritshmëri nga unë, por nuk mund të plotësoja kërkesat e tyre pasi 100 dollarë ishin gjithçka çfarë kisha”, rrëfen ai.

Pas përfundimit të kontratës me Bylisin, ai shkoi në Turqi për një provë me Antalyaspor dhe Denizlispor në vitin 2014. Por përfundon duke luajtur për një skuadër në Qipron e Veriut për shkak të minutazhit më të shumtë nën këmbë dhe rrogës më të mirë. Pas kësaj eksperience, ai kthehet sërish në Shqipëri, duke u bërë subjekt diskutimi mes klubeve të Kukësit dhe Skënderbeut, e duke përfunduar edhe me një dënim për shkak të problemeve me transferimin.

Lajmet në të gjitha televizionet shqiptare raportonin se unë isha “rrëmbyer” nga zyrtarët e një ekipi tjetër kundër dëshirës sime. Ajo çfarë ndodhi është se një klub (Kukësi) mendoi se kishte një marrëveshje verbale me ne gjatë ditës, por më vonë zbuluan se unë kisha nënshkruar për rivalët e tyre (Skënderbeun). Çdo gjë ishte lëmsh. Fakti që dy klube po luftonin për mua më tregoi se po lëvizja në drejtimin e duhur”, tha ai.

Me korçarët, ai shënoi 19 gola duke i hapur rrugë një transferimi për skuadrën e Gent në viti 2016. Këtu dërgohet në huazim për Dukla-n e Pragës e më pas për Zulte Ëaregem. Olayinka hyn në sytë e Slavia-s së Pragës të cilët nënshkruajnë me të për shifrën 3.2 milionë eurove. Gjatë kohës që luante në Shqipëri, por dhe në Çeki, Olayinka thekson se nuk ka qenë asnjëherë pre e racizmit.

Mund të them ato gjëra që kam përjetuar vetë. Shqipëria dhe Çekia kanë qenë shumë suportues ndaj lojtarëve me ngjyrë. Reagimi ndaj lojtarëve me ngjyrë është shumë pozitiv dhe nuk kam përjetuar asnjëherë racizëm as këtu e as në Shqipëri”, tha ai.

Djaloshi nga Nigeria, i cili dikur luante në fushat e varfra të qytetit ku kishte lindur, tashmë përfaqëson edhe kombin e tij. Këtë të martë, ai zbret në fushën e “Signal Iduna Park”, stadiumit të Borussia-s së Dortmundit për ndeshjen e radhës të vlefshme për Champions League./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: