Connect with Us

Mema drejt rikthimit?/ Halili: Lajm kot, tani jam me Klodian Duron, ja kush do e drejtojë Tiranën

Sport

Mema drejt rikthimit?/ Halili: Lajm kot, tani jam me Klodian Duron, ja kush do e drejtojë Tiranën

Publikuar

-

Klubi i Tiranës është duke u përgatitur për derbin e të premtes ndaj Partizanit në “Air Albania”. Bardheblutë shkojnë në një nga sfidat më të rëndësishme të tyre, jo të qetë dhe me probleme të brendshme. Pas humbjes me Kukësin dhe analizës së ndeshjes, trajneri Ahmataj nuk u paraqit në stërvitje me grupin, duke shkaktur një “furtunë” të dytë. Pikëpyetjet e mëdha që u ngritën menjëherë, ishin se: Kush do të ishte trajneri për derbin e të premtes?! Diçka e tillë ka bërë që mediat në vend të nisin dhe aludimet për trajnerët më të mundshëm.

Ndërkohë klubi i Tiranës me një njoftim zyrtar deklaroi se në vazhdim dhe në ndeshjen e derbit trajner i skuadrës do të jetë Emanuel Egbo. Megjithatë në media aludimet vazhdojnë. Ditën e sotme u fol për një takim midis presidentit Halili dhe ish trajnerit të bardhebluve Ardian Mema, ku në fokus ishte rikthimi në stolin e kryeqytetasve.

Newsport.al ka arritur të komunikoj me presidentin Halili për të zbardhur të vërtetën e takimit dhe për të mësuar më shumë për trajnerin e ri të Tiranës. Në fjalën e tij Halili nuk e mohoi takimin, por shtoi se kjo ishte diçka normale pasi takime të tilla i zhvillon pothuajse gjithmonë. Ndërkohë nënvizoi se aludimi i emrave nuk ishte tjetër gjë veçse një protagonizëm i momentit.

Ka patur takim me Ard Memën, si qëndron e vërteta?

“Unë takime kam gjatë gjithë kohës. Ai është një lajm kot. Unë kam takuar dhe Agustin Kolën me të cilin isha pak më parë, ndërsa tani jam me Klod Duron. I kam parë mediat këto emrat që dalin janë për të shtuar veten në listë. Unë e kam thënë për të gjithë që trajner i Tironës është Egbo. Ai është sot, do të jetë dhe nesër, po stërvit skuadrën, po ashtu do drejtoi dhe ndeshjen”, tha presidenti i Tiranës, Refik Halili./Newsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Taipi, Junior, Pere/ Kukësi, Vllaznia dhe Skënderbeu godasin në merkato

Publikuar

-

Nga

Merkato ende nuk është mbyllur dhe disa prej skuadrave të Superiores po tentojnë të bëjnë afrimet e fundit. Kukësi i vendit të parë, edhe pse është i kompletuar dhe nuk shikohet e domosdoshme që të ketë lëvizje në hyrje, ka nisur bisedimet me një mesfushor cilësor. “Panorama Sport” shkruan se drejtuesit e Kukësit po flasin […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Goli i dyshimtë në Kukësi-Partizani, flet arbitri pas porte: Topi e kaloi vijën!

Publikuar

-

Nga

“A e kaloi topi vijën fatale apo jo”? Kjo është pyetja që është bërë më së shumti në radhët e tifozëve të Partizanit dhe atyre të Kukësit… Çështje në fakt që ka ngjallur edhe debat të ashpër jo vetëm mes tifozëve, por edhe specialistëve të gjykimit. Mandej pas kësaj lindin “teoritë konspirative” se mund të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Starova gjen zgjidhjen për gabimet e arbitrave: Ja çfarë duhet bërë

Publikuar

-

Nga

Kampionati shqiptar vazhdon të dhurojë polemika të shumta çdo javë dhe java e 19 nuk ka kaluar pa probleme. Ndërkohë, trajneri Sulejman Starova u shpreh se në këtë kampionat nuk flitet për teknologji por të paktën duhet të kishte 6 gjyqtarë në çdo ndeshje. Në emisionin “Pressing”, Starova analizoi edhe kampionatin. “Duke përmendur defektet e […]

LEXO TE PLOTE