Connect with Us

Ofertë e bujshme nga Anglia/ Altin Lala tregon të ardhmen e Milot Rashicës

Kombëtare

Ofertë e bujshme nga Anglia/ Altin Lala tregon të ardhmen e Milot Rashicës

Publikuar

-

Milot Rashica është futbollisti më i rëndësishëm për Verder Bremen në këtë sezon. Edhe pse në fillim të kampionatit pati një dëmtim, që e la jashtë për disa javë, sërish sulmuesi ia ka dalë të jetë golashënuesi më i mirë i ekipit deri në këto momente të Bundesligës.

Rashica ka shënuar gjashtë gola në kampionat teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe dy herë në Kupën e Gjermanisë. Në këtë formë, interesimi për të nga kampionatet më prestigjiozë të Europës nuk mungon.

Së fundmi, ishte përfolur për një ofertë nga Astion Vila e cila kishte gati 40 milionë euro për të kënaqur interesat e Verderit në muajin janar. Por, ai që ka shuar këtë mundësi ka qenë menaxheri i 23-vjeçarit, ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Lala.

Në një prononcim për “Kicker”, Lala ka mohuar çdo mundësi që Rashica të lëvizë në muajin janar. Ndërkohë, futbollisti është shprehur disa herë se nëse largohet nga Verder Bremen, do ta bëjë vetëm për një klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Kriter që nuk përmbushet nga Aston Vila. Në këtë formë, zërat për një transferim te klubi nga Birmingami kanë marrë fund.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: