Connect with Us

Rikthehet Champions League/ Për Interin vlen sa një finale, Dortmundi pret dhuratën nga Barça

Sport

Rikthehet Champions League/ Për Interin vlen sa një finale, Dortmundi pret dhuratën nga Barça

Publikuar

-

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjen e fundit e fundit në grupet e Champions League. Disa ekipe e kanë prerë biletën për në fazën tjetër, e disa të tjera janë ende në lojë.

Në Grupin E, Napoli pret Genk, ndërsa Liverpooli do të udhëtojë në Salzburg. Ekipit të Klopp i mjafton vetëm një pikë për t’u kualifikuar, ndërsa ekipit të Ancelottit i duhet fitorja për të mos rrezikuar.

Pavarësisht rezultatit të sotëm, Salzburgu e ka të sigurt vendin e tretë që të çon në Europa League.

Vëmendja e të gjithëve sot do të jetë padyshim në dy ndeshjet e grupit F. interi pret në “San Siro” Barcelonën e kualifikuar, ndërsa Dortmundi pret Slavia Prague. Italianët dhe gjermanët janë me nga 7 pikë dhe vetëm verdikti i ndeshjeve të sotme do të përcaktojë ekipine dytë që do të shkojë më tej. Interit i duhet me patjetër fitorja ndaj katalanasve, ndryshe duhet të kënaqen me një vend në Europa League.

Në grupin G, Lyon pret Leipzigun e kualifikuar, ndërsa Benfica pret Zenit. Francezët dhe rusët janë ende në garë dhe do të luftojnë deri në fund për kualifikimin për fazën tjetër.

Në Grupin H, Ajaxi pret Valencian, Chelsea pret Lillen. Më përjashtim të francezëve, tre ekipet e tjera janë ende në garë. Chelsea duhet të fitojë me patjetër ndaj francezëve, ndërsa Ajaxit i mjafton edhe një barazim ndaj spanjollëve. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: