Connect with Us

Shpërthen futbollisti: Ika nga Flamurtari se po e paguaja vetë qeranë e shtëpisë

Sport

Shpërthen futbollisti: Ika nga Flamurtari se po e paguaja vetë qeranë e shtëpisë

Publikuar

-

Bajram Nebihi zbulon arsyet që e detyruan të largohej nga Flamurtari një ditë para ndeshjes me Laçin. Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht nga Gjermania për “Panorama Sport”, kosovari shpjegon se ka ikur pasi pronari i shtëpisë ku jetonte në Vlorë, i kishte dhënë ultimatum për qiranë. 

Tre muaj i kishte dhënë nga xhepi, por sulmuesi i ka thënë “stop” kësaj situate. Premtimet e vazhdueshme të drejtuesve e kanë lodhur, ndaj edhe e mori këtë vendim.

Bajram, pse u larguat nga Flamurtari dhe ku gjendeni tani?

Mund të them se e kam mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin. Nuk jam më pjesë e Flamurtarit, edhe pse kisha firmosur një kontratë për një vit. U largova pasi nuk u morëm vesh për pagesat. Nuk mund të qëndroja më shumë, kur nuk po paguheshim. Për momentin jam në Gjermani, pranë familjes sime.

Çfarë ju thanë drejtuesit?

Premtime na jepnin plot, madje çdo ditë. Na thoshin që do të paguheshim nesër… Çdo ditë e njëjta histori, por ditët iknin dhe asgjë konkrete. Nuk mund të rrija dot më. Përfundoi edhe qiraja e banesës. Pronari i shtëpisë donte lekët, në të kundërt do të më nxirrte jashtë. Duhet që të dilja dhe ta liroja shtëpinë. Për tre muaj më është dashur që ta jap nga xhepi edhe qiranë.

Nuk mund të prisnit edhe pak dhe a ishte në dijeni klubi për këtë problematikë? 

Ishte kohë e humbur që të qëndroja më. Unë kam familjen në Gjermani. Kam bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Kam detyrime ndaj familjes. Jam profesionist dhe punoj për t’u paguar. Nuk mund të qëndroja më me këto kushte, ndaj vendosa që të largohesha. Ne luajmë në fushë dhe japim gjithçka për tifozët, por edhe për familjet tona. Nuk kishte më logjikë që unë të vazhdoja më me këto kushte.

Me presidentin Sinan Idrizi jam përshëndetur gjithmonë dhe kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Ditën që do të ikja, vendosa në dijeni drejtuesit e tjerë të klubit, u takova edhe me shokët e skuadrës. Ditët e fundit Idrizin nuk e kam parë dhe në këto kushte, drejtuesve të tjerë të klubit u thashë se do të ikja, pasi nuk mund të vazhdoja më pa u paguar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Video: Neymar shënon superol dhe ia dedikon Kobe Bryant

Publikuar

-

Neymar kalon Parisin në avantazh në minutën e 28’ të takimit me një gol të bukur nga hyrja e zonës. Pas një kombinimi me Verrattin, braziliani ka goditur me mjeshtëri duke dërguar topin në trekëndëshin e djathtë. Ky ishte goli i shtatë radhazi në Ligue 1, teksa më pas ka ardhur edhe goli i dytë, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Tragjedia Bryant merr përmasa të mëdha/ Konfirmohet edhe vdekja e vajzës së tij, vetëm 13 vjeç

Publikuar

-

Bota e sportit është tronditur sot nga vdekja e basketbollistit legjendar, Kobe Bryant. 41 vjeçari u nda nga jeta pas një përplasje me helikopter pak minuta më parë në Kaliforni. Së bashku me Bryant, kanë mbetur të vdekur dhe katër persona të tjerë dhe pak çaste më parë, u konfirmua se vajza e tij, Gianna […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Gjici: Loja më kënaqi, gjobën nuk e vura unë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici u shfaq i përmbajtur pas fitores kundër Partizanit në “Air Albania” 1-0. Pas fitores së rëndësishme të verilindorëve, Gjici i kërkoi skuadrës dhe stafit teknik që të përmirësojë paraqitjet në fushë duke kujtuar se nuk duhet të përsëriten hapat fals me ekipet e vogla, si në rastin e […]

LEXO TE PLOTE