Connect with Us

“Tërmet” te Skënderbeu, lojtarët refuzojnë të dalin në stërvitje se nuk paguhen prej muajsh

Sport

“Tërmet” te Skënderbeu, lojtarët refuzojnë të dalin në stërvitje se nuk paguhen prej muajsh

Publikuar

-

Plas te Skënderbeu. Situata ka arritur kulmin dhe futbollistët duket se nuk kanë duruar më. Prej disa muajsh pa marrë kokër leku nga drejtuesit, ata sot kanë janë bërë të gjithë bashkë dhe nuk kanë pranuar të zbresin në stërvitje.

Në orën 14:00, sikundër ishte lajmërimi për stërvitjen e radhës,  bardhekuqtë janë paraqitur në ambjentet e klubit bardhekuq por nuk kanë pranuar të bëhen gati për stërvitje.

CNA.al” mëson se fillimisht ka qënë drejtori i klubit Ilirjan Përmeti ai që ka hyrë në dhomat e zhveshjes për të bindur lojtarët por futbollistët nuk kanë pranuar kurrësesi të tërhiqen nga vendimi i tyre për të bojkotuar stërvitjen.

Më pas drejtori i klubit i ka kërkuar që të vinin në dijeni presidentin Takaj për të zgjidhur situatën. Por lojtarët theksuan se vendimi ishte marrë dhe nuk mund të ndryshohej.

Pas më shumë se një ore, qëndrimi në dhomat e zhveshjes lojtarët janë larguar nga stadiumi duke bojkotuar seancën  stërvitore.

Jo pak në siklet është vënë edhe drejtues, të cilët kanë mbetur keq nga reagimi i futbollistëve. Ata nuk kanë dashur të flasin, por janë përpjekur t’i mirëkuptojnë lojtarët për vendimin e tyre.

Si duket, pilafi nuk mban më ujë dhe tani është fakt: futbollistët e Skënderbeut nuk dihet se sa muaj kanë pa marrë rrogat dhe nuk dihet se kur do të zgjidhet kjo situatë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: