Connect with Us

Ish-sulmuesi i Skënderbeut i thotë lamtumirë futbollit për arsye shëndetësore

Sport

Ish-sulmuesi i Skënderbeut i thotë lamtumirë futbollit për arsye shëndetësore

Publikuar

-

Sulmuesi shqiptar, Muzafer Ejupi me origjinë nga Tetova, i cili luan me skuadrën e Slaven Belupos për shkak të problemeve shëndetsore, nuk do të luajë më futboll.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ka qenë për shumë pak kohë pjesë e skuadrës së korçarëve, gjatë vitit 2013.

Problemet me veshkat nuk e kanë lejuar më atë që ta vazhdojë futbollin e luajtur dhe zyrtarisht ai është tërhequr.

“Shëndeti është ajo që duhet të vlerësojmë në jetë, ndaj ndjeva që ky ishte momenti, që duhej t’i thosha lamtumirën futbollit. Periudha në Kroaci me Slaven Belupon dhe Osijekun është më e bukur në jetën time”, shprehet Ejupi për faqen zyrtare të klubit.

“Fizikisht dhe mendërisht jam i lodhur. Problemet shëndetësore që po kaloj kanë ndikuar shumë tek unë.

Falë Zotit, gjithçka është nën kontroll. Në këto gjashtë muaj në klub kam bërë çmos, duke dhënë dhe atomin e fundit timin”, përfundon Ejupi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjykata jep sot vendimin për Klodian Duron

Publikuar

-

Nga

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE