Connect with Us

Takaj i “tërbuar”me bojkotin e lojtarëve: Nuk duhet të kishin shfaqur skena të tilla

Sport

Takaj i “tërbuar”me bojkotin e lojtarëve: Nuk duhet të kishin shfaqur skena të tilla

Publikuar

-

Bojkoti i stërvitjes nga lojtarët në Korçë duket se e ka tronditur presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, ai ka lënë përshtypjen se mbetur i befasuar me vendimin që kanë marrë lojtarët. Takaj bën me dije se nuk ka qenë në dijeni të pështjellimit të situatës dhe se e ka mësuar një gjë të tillë vetëm përmes gazetës në faqen “online” të saj.

Gjithsesi, kreu i klubit korçar ka pranuar vonesat e pagave për lojtarët, por nga ana tjetër, ka theksuar se nuk ishte momenti për të bërë një shfaqje të tillë, që dukshëm prish jo pak imazhin e Skënderbeut. Megjithatë, sot Takaj do të jetë në Korçë për të sqaruar situatën me futbollistët, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave.

Zoti Takaj, ekipi ka bojkotuar stërvitjen prej pagave të pamarra. A jeni vënë në dijeni dhe a e prisnit një situatë të tillë?

Të them të drejtën, nuk kam qenë në dijeni të situatës për shkak të punëve të tjera që jemi duke u marrë në këto ditë pas tërmetit. Pasi e kam marrë vesh lajmin përmes gazetës suaj, jam interesuar menjëherë te zyrtarët e klubit. Megjithatë, do të zgjidhim gjithçka shumë shpejt.

Keni biseduar me lojtarët? 

Jo, nuk kam folur me asnjë nga futbollistët për momentin. Thjesht jam vënë në dijeni të asaj që ka ndodhur nga drejtuesit në Korçë. Kam konfirmuar që gjithçka ishte e vërtetë dhe vendosa që nesër (sot) të udhëtoj drejt Korçës për të sqaruar situatën nga afër me skuadrën.

A mund të na tregoni se në çfarë situate është klubi në lidhje me vonesat e pagave? 

Po, kemi pasur vonesa të rrogave. Si të gjithë, edhe ne kemi probleme. Nuk mund të themi që jemi treguar korrektë me datën fikse, por këto probleme nuk është hera e parë që ndodhin. I kanë të gjithë, jo vetëm Skënderbeu.

Sidoqoftë, ekipi ishte i gjithi në unison për bojkot…? 

Besoj se kjo vendimmarrje ishte disi e nxituar. Gjithçka do të zgjidhej në ditët në vijim, por lojtarët mund të ishin treguar më të përmbajtur dhe të mos shfaqnin të tilla skena. Nuk është hera e parë që ndodhin vonesa te ne, por ama nuk kemi pasur shfaqje të tilla. Ishte komplet e evitueshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: